Rosmarina, të mirat shëndetësore

Rozmarina është një gëmushë, e cila rritet në zonën e Mesdheut dhe është simbol i kujtimit.

r. mariËshtë ideale për dobësinë, depresionin, stimulon qarkullimin e gjakut dhe tretjen, por ama është e mirë edhe për gjendjet e shoqëruara me temperaturë të lartë dhe reumatizëm. Qetëson edhe dhimbjen e kokës.

Vaji esencial është stimulues për gjendjet me artrit, është tonik për flokët, nxit rritjen dhe rigjeneron ngjyrën. Ekstrakte të rozmarinës gjenden në shumë shampo kundra rënies së flokut.

Përdorimi:

Çaji i rozmarinës:  merret i ngrohtë për gripin, ftohjen, dhimbjet reumatizmale dhe çrregullimet e tretjes. Është shumë stimulues dhe mund të merret për lodhjen dhe dhimbjet e kokës. Mund të përdoret dhe për të shpëlarë flokët dhe për të kuruar rënien e flokëve.

Tinktura (lëngu i bimës): merret si tonik simulant, mund të kombinohet me tërshërën për depresionin.

rosmari cajKompresë: njomeni një copë në çajin e ngrohtë dhe vendoseni mbi nyjet e këmbëve të enjtura.

Vaji esencial: përdoret për t’u hedhur në ujin ku do të bëni banjë për të qetësuar dhimbjen e gjymtyrëve ose për të vepruar si simulant i sistemit nervor.

Tretni 25 ml vaj bajameje ose vaj luledielli, 2 ml vaj rozmarinë dhe lyeni me të gjymtyrët dhe nyjet ku keni dhimbje. Mund të masazhoni kokën për të stimuluar rritjen e flokëve dhe për të pushuar dhimbjen e kokës./Hysni Dankshi, mjek alternativ

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor