Studentët e mjekësisë, takim me ambasadorin Lu: Sfidë, mungesa e vendeve të punës

Më 29 qershor, një grup studentësh dhe profesorët e tyre nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Tiranës vizituan Ambasadën Amerikane, si pjesë e programit Njihu me Amerikën. Studentët mësuan më shumë mbi programet e ndryshme dhe donald lu dhe studentet e mjekesiseKëndin Amerikan në Tiranë nga Drejtoresha e Zyrës së Burimit të Informacionit Matilda Vangjeli. Ata u prezantuan me disa nga publikimet e IIP-së dhe literaturën në gjuhën angleze që ofrohet për studentët në Këndin Amerikan.

Shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, znj. Valerie O’Brien foli mbi sektorin e marrëdhënieve me publikun, punën e përditshme që bëhet aty dhe programet e ndryshme, si media, grantet dhe mundësitë e arsimit që ofron Departamenti i Shtetit Amerikan.

Ambasadori Don Lu u takua gjithashtu me studentët dhe pati një diskutim të ndezur mbi sistemin shëndetësor në Shqipëri, si dhe sfidat me të cilat ata përballen pas diplomimit, sidomos mbi mungesën e vendeve për punësim dhe mundësive për të ushtruar profesionin. Ambasadori dhe studentët folën gjithashtu edhe për mënyrat e mundshme se si mund të punohet fort dhe të luftohet korrupsioni në sistemin shëndetësor në Shqipëri. Vizita u mbyll me foton tradicionale në grup./D.C.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik