Duhanpirja pasive, efektet afatshkurtra dhe afatgjata

Duhanpirja pasive ka efekte afatshkurtra dhe efekte afatgjata në shëndet:

  • Duhanpirja pasiveAjo përkeqëson gjendjen shëndetësore ekzistuese dhe krijon gjendje të reja shëndetësore.
  • Substancat që çlirohen nga tymi i duhanit shkaktojnë kancer ose ndihmojnë në zhvillimin e kancerit:
  • Rritin rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive me 25% – 30%
  • Ndihmojnë në zhvillimin e kancereve të tjera, si:  kancerit të gjirit, laringsit, fytit
  • Rrit me 50% rrezikun për sëmundje të zemrës
  • Dyfishon rrezikun e aksidenteve vaskulare
  • Duhanpirja pasive tek gratë shtatzëna ka efekte mutagjenike, sepse të gjitha substancat toksike  kalojnë tek fëmija përmes placentës; rrit shtrimet në spital  të nënës, lindjet e parakohshme ose lindjet e fëmijëve  me peshë të vogël
  • Duhanpirja pasive ka mjaft efekte negative në shëndetin e fëmijëve, që lidhen si me duhanpirjen pasive para lindjes ashtu edhe mbas lindjes:
  • Rrit frekuencën e infeksioneve të veshit, hundës, fytit;
  • Rrit rrezikun për kriza të astmës dhe të infeksioneve respiratore si pneumonia
  • Shkakton reduktim të rëndësishëm në zhvillimin e mushkërive
  • Rrit rrezikun e vdekjes së papritur të foshnjave (vdekje në krevat)
  • Janë më të prirur të kenë probleme me të mësuarin
  • Vetëm mjediset 100% pa duhan mbrojnë shëndetin e njerëzve nga rreziqet e duhanpirjes pasive. /ISHP

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë