Mungesa e ilaçeve në spitale, “Shëndet+” objekt debati në Komisionin e Shëndetësisë

Denisa Canameti

Rasti i Nevila Zabzunit (raportuar nga “Shëndet+”), vajzës 8-vjeçare nga Pogradeci, e cila vuan nga sëmundja e rëndë e veshkave, por që i blen vetë ilaçet në spital, ka ngjallur reagime sot në Komision e Shëndetësisë.

Komisioni i shendetesise 08 korrik 2015 (1)Ka qenë kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, e cila në kuadër të mungesave në spitale i ka sjellë në vëmendje ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, rastin në fjalë. Midis pyetjeve të tjera të drejtuara, Vokshi e ka pyetur ministrin lidhur me çështjen e lidhjes mjek-farmacistë, marrëdhënie që rëndon në kurriz të pacientëve. “Pacientët, – theksoi Vokshi, – jo vetëm që nuk gjejnë medikamente në spitale, por edhe orientohen nga mjekët se ku duhet t’i gjejnë ato. Referuar rastit të Nevilës, pacientja është e detyruar që të blejë çdo ditë medikamentin (Deltacortene – Prednisone) me një çmim 432 lekë”.

Përballë këtyre akuzave,  ministri Beqaj tha se nuk është i njohur me rastin në fjalë. Por ai nuk ka pranuar se ka mungesa në spitale. “Në asnjë nga spitalet në vend nuk ka mungesë të ilaçeve”, vazhdoi ministri.

Fakti që rasti i Nevila Zabzunit u raportua nga “Shëndet+”, si e vetmja media opozitare në fushën e shëndetësisë, ka qenë një tjetër shkak për debat mes ministrit Beqaj dhe kryetares Vokshi, e cila i kujtoi ministrit se kjo media e shkruar është gjendur disa herë në dyert e ministrisë për të marrë përgjigje për raste si i Nevilës, por ka marrë vetëm heshtje.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik