Doksani: Situatë problematike e alkoolpirjes, rritja e akcizës pozitive

Eriola Çuko

Situata e alkoolpirjes në Shqipëri, si dhe dëmeve prej saj është agravuar vitet e fundit, për shkaqe të ndryshme. Ndërkohë, mjekët e shohin si një masë efikase propozimin për rritjen e akcizës së pijeve alkoolike për uljen e konsumit të alkolit.

alkool 1

“Në Shqipëri, situata e alkoolpirjes dhe dëmeve alkool-lidhura është agravuar vitet e fundit. Një ndër faktorët bazë të këtij agravimi është migrimi nga zonat rurale në ato urbane. Ndërsa faktorë të tjerë, që janë evidentuar edhe gjatë trajtimit të alkool-dipendencës në Shërbimin e Alkoologjisë në QSUT,  janë kultura e të pirit, tradita e prodhimit artizanal të rakisë, emigracioni (duke sjellë kultura të ndryshme konsumi dhe stile heterogjene të jetës), kushtet social-ekonomike dhe njëfarë depresioni kolektiv social-kulturor”, tha sot për ATSH-në Dr. Shpëtim Doksani, mjek adiktolog-toksikolog dhe shef i Shërbimit të Alkoologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Doksani thotë se “me qëllim reduktimin e problemeve alkool-lidhura ne Shqipëri, bazuar dhe në politikat evropiane, konsumatorët shqipëtarë, sikurse dhe ata evropianë duhet të jenë të mirëinformuar mbi dëmet alkool-lidhura e konkretisht ekspozimi në etiketë i dëmeve shëndetësore në të gjitha konfesionet akolike”.

Konsumatorët, sipas tij, duhet të jenë të informuar mbi multipatologjite shëndetsore (sidomos për tumoret) në etiketat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.

alkool 2Çmimi i pijeve alkoolike i rritur, duke zvogëluar mundësinë e bleries në sasi të alkoolit, dhe vendosja e një çmimi tavan (si në BE) për çdo gram alkool, për Dr. Doksanin janë masa parandaluese për abuzimin me alkoolin.

Alkooli, sipas tij, nuk duhet të jetë lehtësisht i gjendshëm në të gjitha ambjentet publike, ndërkohë që komunikimet komerciale duhet të jenë të kufizuara, apo edhe të ndaluara. Akte normative më të rrepta për abuzuesit (dipendentet alkoolik) me precedencë problematikë në drejtimin e automjetit, ofrimi i konsulencave dhe trajtimeve klinike psiko-sociale të kategorisë së abuzuesve dhe alkooldipendenteve dhe sidomos trajtimi afatgjate, kontrolli i përdorimit te moshat fëminore, edukimi që shkolla mbi sasine e konsumit alkolik dhe dëmet alkool-lidhura, janë të tjera masa për parandalimin e abuzimit me alkoolin, sipas Dr. Doksani.

Për të, është i domosdoshëm një dialog i shëndoshë, mirëkuptimi reciprok midis qeverisë dhe grupeve te interest që prodhojnë pije alkolike dhe detyrime respective që do të çojnë në përmirësimin e situatës.

Doksani ishte i pranishëm në edicionin e IV-të të “Konferencës Europiane mbi politikat parandaluese të alkoolit”, që u mbajt në dhjetor në Firence (Itali). 71 shkencëtarë të ardhur ne konference nga 33 organizata nga 14 vende të Europës, përpiluan manifestin AMPHORA  mbi politikat parandaluese te abuzimit me alkoolin, projekt me bashkëfinancim të nga Komisioni Europian.

“Në Shqipëri nuk ka ende statistika të mirëfillta serioze, por të dhëna sporadike lidhur me alkoopirjen. Ndërkohë, koleget e BE të AMPHORA-s kërkojnë një panoramë të qartë, me qëllimin edhe Shqipëria të mund të përfshihet në projekt AMPHORA, me kohëzgjatje deri në 2020”, tha Dr. Doksani

Postime të ngjashme

3 gjëra që i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga sheqeri
“Kam takuar pacientët e Onkologjikut pa zhurmë dhe media” – Ministrja e Shëndetësisë: Është rialokuar fond 200 mln lekë për barnat
Indeksim vjetor të pagave, Rama: Në shëndetësi do nisë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë
Raporti i OBSH: “Epidemia” e obezitetit në Shqipëri, 1 në 3 fëmijë mbipeshë
Pamje alarmante/ Fëmijët mbledhin sasi të mëdha barnash nga koshi i plehrave pranë spitalit
Ngacmoi s*ksualisht pacienten, lirohet nga detyra mjeku
Ushqimet që do të përmirësojnë funksionin e trurit tuaj
KE publikon progres raportin: Shqipëria të rrisë burimet financiare dhe njerëzore për sektorin e shëndetësisë