Kremi kundër diellit është efektiv për mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit. Në një studim i kohëve të fundit nga “Shoqata Farmaceutike Mbretërore”, publikuar nga “Daily Mail”, rezultoi se një e katërta e njerëzve të cilët ishin pjesë e studimit nuk kishin informacion mbi këto produkte ose nuk kishin informacion të saktë.
Ja cilat janë mitet që na ndodh shpesh të dëgjojmë për kremin kundër diellit:
Kremi kundër diellit ndalon djegien e lëkurës: Djegien nga dielli mund ta shmangni vetëm nëse përdorni krem me filtra të lartë mbrojtës (mbi 30). Këtu kemi të bëjmë edhe me konceptet “krem mbrojtës ndaj rrezeve”i cili mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme por njëkohësisht e lejon të marrë ngjyrë dhe “krem bllokues të rrezeve”i cili ndalon totalisht kontaktin e rrezeve të diellit me lëkurën.
Retë ju mbrojnë nga rrezet e dëmshme të diellit: dermatologu Dr. Alamani thotë se kjo nuk është e vërtetë. Rrezet e diellit kanë të njëjtin intensitet pasi ato mund të depërtojnë nëpër re prandaj këshillohet që kremi kundër diellit të aplikohet edhe gjatë ditëve kur ka re.
Produktet me të njëjtën filtër mbrojtës e mbrojën lëkurën njëlloj: Filtrat janë vetëm një tipar i një kremi mbrojtës por ka edhe tipare të tjera që duhet të merren parasysh para se të dilni në të tilla konstatime. Psh, produkti mund të jetë i papërshkrueshëm nga uji ose mund të duhet të përdoret vetëm një herë në ditë. Rekomandohet që minimumi i filtrave mbrojtës të jetë 30 – 35. Rrezet ultra-vjollcë e shtyjnë lëkurën drejt plakjes së parakohshme dhe kontribojnë në shfaqjen e kancerit të lëkurës.
Një krem i shtrenjtë ju mbron më shumë: supozimi se sa më shumë të paguani për kremin, aq më e lartë do jetë mbrojtja që ai ofron konsiderohet si një mit nga studiuesit. Shpesh herë ndodh që produktet më të lira të jenë më efektive.
Ju nuk mund të merrni rreze nëse ndodheni në ujë: Uji reflekton rrezet UV duke ju ekspozuar ndaj tyre, thjesht nuk e ndieni. Vishni pantallona të shkurtra ose bluzë kur hyni në ujë, kështu do të jeni më të sigurt.
Nuk mund t’ju kapë dielli nëse qëndroni në dritare: kjo nuk është e vërtetë, prandaj nëse jeni ulur pranë një dritare sigurohuni që të keni vendosur më përpara në lëkurë krem mbrojtës. Kështu do të parandaloni plakjen e parakohshme.
Nëse aplikoni një herë në ditë krem mbrojtës ndaj diellit në lëkurë mjafton: riaplikimi i tij është gjithmonë i nevojshëm. Kjo vlen edhe për ato lloje që janë rezistente ndaj ujit. Djersitja apo kontakti i lëkurës me ujin e zbehin efektin e tij mbrojtës prandaj këshillohet të aplikohet herë pas here./Mail Online/Përgatiti: Elena Beta


