Testimi i infermierëve, nuk ndryshon fondi i pyetjeve

Sipas rregullores së publikuar më herët nga Ministria e Shëndetësisë, në testim do të futen të parët infermierët e spitaleve terciare për të kaluar më pas tek ata të parësorit.

Pra, më datë 24 korrik, në provim do të futen infermierët e QSUT-së, maternitetit “Koço Gliozheni”, maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, spitalit “Shefqet Ndroqi”, spitalit të Traumës.

testimiNdërsa më datë 25 korrik në testim do të futen të gjithë infermierët e rretheve dhe ata të parësorit.

Pyetjet e publikuara më herët nga Ministria e Shëndetësisë kanë hapur shumë debat. Infermierë, mjekë, dhe jo vetëm i kanë kundërshtuar duke i cilësuar si joprofesionale dhe të dala nga aura politike, dhe jo shkencore. Ata kanë kërkuar rishikimin e tyre dhe konsultim me grupet e interesit para hartimit të tyre. Mirëpo, ndonëse u premtua nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, se do të rishikoheshin, madje do të ftoheshin edhe grupet e interesit në hartimin e tyre. Kjo gjë nuk ndodhi, çka do të thotë se ata do të kenë në provim pyetjet të cilat për muaj me radhë i kanë kundërshtuar dhe cilësuar si absurde dhe që nuk matin formimin e tyre real.

Gjithashtu, herë pas here, kreu i Shëndetësisë ka bërë me dije se rezultati i testimit nuk cenon as pozicionin e punës dhe as pagën e infermierëve. Sipas tij, provimi është thjesht një fotografim i situatës për të parë gjendjen e punonjësve dhe nivelin e sistemit shëndetësor. Tek infermierët do të testohen fillimisht njohuritë bazë, por jo vetëm pjesa profesionale, pasi është cilësuar shumë e rëndësishme edhe pjesa e komunikimit dhe etikës. “Testimi do të bëhet për të pasur një njohje sa më të mirë për ne si Ministri e Shëndetësisë, të njohurive që kanë sot infermierët dhe mjekët, për të krijuar një program të qëndrueshëm, të shpejtë dhe efikas, të rritjes së formimit të tyre profesional”, është shprehur kreu i shëndetësisë.

Pritet që në testim të futen edhe mjekët, por ende nuk dihen datat kur do të nisë provimi edhe për ta.

Në rastin e mjekëve në testim do të futen fillimisht ata të parësorit për të vazhduar më tej me mjekët e spitaleve terciare. Janë 3720 mjekë dhe 1310 infermierë e laborantë që do të testohen.

Aparati_Lokomotor

Higjene-te_tjera

Ushqyerja

Urgjenca

Testet_diagnostike

Shenjat_Vitale-Sigura_e_pacientit

Menaxhimi_i_dhimbjes

Oksigjenimi

Dekubituset

Eliminimi

Stresi

Medikamentet

Lengjet_dhe_elektrolitet

Infeksionet_Spitalore

Gjumi_dhe_pushimi

Etika_dhe_komunikimi

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak