10 super-ushqime kundër stresit gjatë festave

bukaPër të kaluar dimrin dhe festimet e fundvitit pa stres dhe pa e tejkaluar me të ngrënët, mund t’ju ndihmojë një dietë me dhjetë “super ushqime” të listuara nga dietologët e Universitetit të Uashingtonit: të mira për shëndetin, sepse ju ndihmojnë të pushoni më mirë dhe luftojnë ankthin e të ngrënit shumë dhe keq, sidomos për raste festash.

Në vendin e parë qëndrojnë drithërat dhe buka e grurit;

në vend të dytë një filxhan çaji i nxehtë,

karrota selinonë vend të tretë frutat e thata dhe në veçanti arrat, lajthitë, bajamet dhe fistikët;

në vend të katërt ushqimet e pasura me vitaminë C, si portokallet, mandarinat, boronicat e luleshtrydhet;

në vend të pestë çokollata e zezë (e cila duhet ngrënë në sasi të caktuar);

vendin e gjashtë e zë peshku i pasur me yndyrna Omega-3, si sardelet, salmoni e toni;

në vend të shtatë një filxhan me qumësht të nxehtë;

ujenë vend të tetë janë perimet e freskëta si karrotat, selinoja dhe sallatat;

në vend të nëntë qëndron uji, që në dimër ndonjëherë harrojmë ta konsunojmë.

Në vend të fundit qëndron avokadoja, e cila është e pasur me kalium.

cokollateTë mirat

Bëhet fjalë për ushqime që japin një ndjenjë ngopjeje dhe të cilat i përtypni shumë, duke ulur kështu nivelin e ankthit dhe dëshirën për të vazhduar për të ngrënë, thotë Koni Diekman, drejtoreshë e Departamentit të të Ushqyerit në Universitetin e Uashingtonit. – Mbajnë nivelet e duhura të sheqerit në gjak, ulin gliceminë, kanë efekte antiinflamatore dhe rrisin nivelet e serotoninës, të cilat kanë një efekt qetësues. Në fund kanë efekte të dobishme në funksionin e trurit. Pijet e ngrohta në fund lehtësojnë gjumin”.  Diekman i ka ftuar studentët të eksperimentojnë 10 “super-ushqimet” gjatë periudhës së festave.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak