Pipero: Alarm, 50 raste të reja me malarje, humb jetën një i ri

Eriola Çuko

malarja 2

Rreth 50 raste të reja me malarje janë trajtuar gjatë këtij viti në Shërbimin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, kryesisht të eksportuara nga jashtë. Ndërkohë, një i ri nga Vlora ka humbur jetën për shkak të kësaj sëmundje. Mësohet se i riu kishte ardhur në Shqipëri nga Gueineja për të kaluar festat e fundvitit pranë familjes.

Pëllumb Pipero, shef i këtij shërbimi në QSUT, tha se “duhet theksuar që të gjitha rastet janë të eksportuara nga jashtë vendit, të raportuara kryesisht tek punëtorë sezonalë që punojnë jashtë vendit”.

Ndërkohë, Pipero thekson se të prekurit janë mjekur në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në QSUT, por, sipas tij, kjo klinikë ka nevojë për bazën laboratorike dhe furnizim me medikamente për këtë sëmundje të harruar prej dekadash. “Shërbimi i Infektivit bën të pamundurën që t’i mjekojë këto raste, por ka dy probleme; së pari, baza laboratorike në kohë të malarjes (këtë e bëjmë mirë, por duhet të jetë më e përgjithshme, më e shpejtë në diagnozë, pasi malarja është sëmundje që nuk pret) dhe së dyti medikamentet malarike, pasi ky shërbim nuk ka asnjë të tillë”, tha Pipero.

Malarja është një sëmundje e zhdukur prej dekadash në Shqipëri, për transmetimin e së cilës nuk kërkohet vetëm transmetimi mes individëve, por dhe një vektor që në këtë rast është mushkonja. Në maj të këtij viti, Instituti i Shëndetit Publik foli për 15 raste të identifikuara (të eksportuara) me malarje, sëmundje me një fillesë të rishfaqjes së saj prej 2 vitesh. ISHP përgatiti në muajin maj dhe udhëzuesit për masa ndaj vektorëve, në bashkëpunim edhe me strukturat lokale dhe institucione të tjera

 

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit