Te Stela Resort: Të dobësohesh shëndetshëm! Mos ia bëni trupit me hile

Të dobësohesh në mënyrë të shëndetshme. Trupin tënd nuk mund ta mashtrosh, sepse ai do të hakmerret dhe do ta kthejë reston dyfish.

Takimi te stela (2)

Takimi me fituesit e trajtimit dobësues falas “Te Stela Resort”

Ky është mesazhi i dr. Lluka Hiqimit dhe kompleksit “Te Stela” për të gjithë ata që do të fillojnë një dietë. Ndërsa u realizua takimi me fituesit e fushatës “Të dobësohesh shëndetshëm”, drejtuesit vendosën që numri i personave fitues të ishte katër, dhe jo tre, për shkak të numrit të lartë të aplikuesve.

“Dieta duhet të jetë e shëndetshme, të mos dëmtojë trupin, mendjen dhe shëndetin e personave që e aplikojnë atë”, theksoi dr. Lluka Hiqimi.

Në këtë takim dr. Llukan Hiqimi dhe profesori i notit dhe fizkulturës Sadik Mema realizuan një seancë edukuese dhe informuese rreth dietës dhe aktivitetit fizik që do të ndjekin aplikantet.

“Ne jemi partizanë të dietës mesdhetare. Kjo dietë është e shëndetshme dhe është dieta jonë, ndaj dhe do ta aplikojmë. Funksionimi i një diete nuk duhet të jetë torturë, por duhet të vijë në mënyrë të natyrshme, duke ia përshtatur çdo fiziku. Jemi kundër dobësimit të pashëndetshëm që dëmton trupin dhe organizmin. Nuk mund ta bësh me hile trupit tënd, sepse ai do të kthehet në të kundërtën tënde”, shpjegon dr. Lluka Hiqimi.

Sipas tij, aplikantet do të realizojnë një sërë analizash dhe matjesh (të siguruara nga Spitali Europian) para se të fillojnë dietën dhe ushqimi do të përgatitet nga “Stela Resort” për të katërta aplikantet.

Doktori dhe profesori i "Te Stela Resort"

Doktori dhe profesori i “Te Stela Resort”

“Secili nga ne duhet të fillojë të disiplinojë veten dhe nuk mund të zbresim nga pesha me dhunë. Mendoj se një rënie me shumë se 4 kg në muaj nuk është e shëndetshme, ndaj kjo rënie është normale”, thotë doktor Hiqimi.

Ndërkohë profesor Sadik Mema theksoi se dieta duhet të shoqërohet edhe me aktivitet fizik. “Palestra dhe noti janë dy aleatë shumë të mirë që do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë procesit. Ne do jemi me ju për t’ju udhëhequr që të bini në peshë jo vetëm në mënyrë të shëndetshme, por edhe me forma të bukura trupore”, thekson prof. Sadik Mema.

Aplikantet fituese janë:

  • Brikena Kuka
  • Marselinda Kortoçi
  • Mirela Andoni
  • Valbona Mezini

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt