Urdhri i Mjekut: Ligj për zhdëmtimin financiar të pacientëve

Eriola Çuko

dine abazi

Urdhri i Mjekut do të propozojë vitin e ardhshëm hartimin e një ligji për zhdëmtimin financiar të pacientëve në rastet e gabimeve mjekësore nga ana e mjekëve. “Ne do t’a bëjmë propozimin dhe do të insitojmë për një ligj të ri për zhdëmtim financiar të pacientëve”, tha sot Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dine Abazaj.

“Ne e kemi propozuar disa here, por bërja dhe paraqitja e një ligji nuk është në atributete tona. Urdhri i Mjekut do të insistojë që ky ligj të bëhet, pasi është i domosdoshëm”, theksoi Abazaj, duke shtuar se “qytetarët nuk mjaftohen me ndëshkimin apo mosndëshkimin e mjekut, sepse mjeku mund t’a bëjë dhe nuk ndëshkohet, por qytetari duhet të shpërblehet për dëmin dhe zhdëmtimi i tij mbështetet në daljen e këtij ligji”.

Urdhri i Mjekut e ka propozuar disa herë hartimin e këtij ligji, por sipas Abazajt, ka qenë neglizhencë e Ministrisë së Shëndetësisë mospasja e një ligji të tillë më parë. “Ne do t’a bëjmë propozimin dhe do të insitojmë për një ligj të ri për zhdëmtim financiar të pacientëve”, theksoi Abazaj.

Postime të ngjashme

Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë