Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Mirditë, ku një konflikt mes drejtorit të qendrës shëndetësore dhe infermieres
ka përfunduar në përplasje fizike dhe grushta. Sipas policisë, ngjarja u shënua rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm në ambientet e policisë së qendrës shëndetësore në fshatin Fan.
Blutë e Lezhës bënë me dije se drejtori Gjon Lleshi është përplasur fizikisht me infermieren Mira Prenga. Konfirmohet se kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa mësohet se infermierja ka mbërritur me dëmtime në spitalin e Rrëshenit ku ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


