Qentë më të mirë për fëmijët tuaj

  1. Golden Retriver

Golden Retriver është qen i sigurtë, i zgjuar, i sjellshëm dhe besnik. Ai nuk është agresiv as i turpshëm, përkundrazi është jashtëzakonisht i durueshëm dhe perfekt për kujdesin ndaj fëmijëve. Ai ka nevojë për shumë stërvitje dhe lojërat janë të preferuat e Golden Retriverit.
golden retriveeer

2. Labrador Retriver

Kjo është një nga racat më të njohura të qenve. Labradori është i gjallë, i durueshëm, i dashur, mbrojtës dhe i besueshëm. Personaliteti i tij i ëmbël dhe inteligjent plotësohet dhe me bukurinë e tij. Çfarë do të thotë kjo? Një kafshë perfekte për shtëpi.

Labrador-Retriever

3.Poodle

Përveç modeleve të qimeve që i bëjnë shumë interesant, poodle është një qen shumë i zgjuar dhe i butë. Poodle është një qen krenar dhe elegant, i dashur dhe besnik. Nuk mëzitet asnjëherë, ka sjellje miqësore dhe i pëlqen të luajë, këto janë vetëm disa nga arsyet pse ky qen është partner perfekt për kujdesin e një fëmije.

poodle

4.Irish Setter

Setter është racë qeni irlandeze, i njohur për qimet e tij të kuqerremta, i do të gjithë njerëzit dhe është shumë miqësor me fëmijët. Kjo racë qensh ka nevojë për shumë stërvitje në mënyrë që të jetë sa më energjik. Setter mund të të bëhet një shok i zgjuar dhe është zgjedhje perfekte për njerëzit që kanë shtëpi me oborr.

irish setter

5.Vizsla

Kjo racë qensh nuk është shumë e njohur, për shkak se kërkojnë nevojë të madhe ushtrimesh në mënyrë të rregullt dhe është perfekt për familjet aktive dhe fëmijët energjik. Vizsla është qen i butë, besnik dhe i dashur. Përveç kësaj ai është i bindur, i sigurtë, i zgjuar dhe krijon lidhje shumë të ngushta me familjen ku jeton.

Vizsla

Përgatiti për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

 

Postime të ngjashme

Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘Rejsi Farma’, dyshohet për abuzime me rimbursimet dhe hedhje në treg të barnave të skaduara
“Do ta mbaj fjalën” – Ministrja e Shëndetësisë: Brenda vitit do ta kemi aparaturën e brakiterapisë
Ministrja e Shëndetësisë: Synojmë që pacientët shqiptarë të kenë trajtime të krahasueshme me ato të vendeve të BE
Pse zgjoheni vazhdimisht të lodhur dhe si ta përballoni këtë gjendje
Si të humbni peshë lehtësisht duke hequr dorë vetëm nga një zakon i keq
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon
Pyetësor - Kur dhunuesi nuk trajtohet, viktima nuk mund të mbrohet