Cilësia e miellit, ISUV: Nuk ka asnjë rrezik për konsumatorët

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë jep garanci të plotë për cilësinë e miellit dhe të bukës që shqiptarët konsumojnë. Në një komunikim për mediat, pas analizimit të 47 monstrave në të gjithë vendin, drejtori i këtij institucioni, Ardian Xinxo, bukeegarantoi se buka që përdorin shqiptarët nuk përmban mikrobin e njohur si sëmundja e patates.

Xinxo: “Shkaktar që kur është prezent në bukë sjell alternime të saj, sjell ndryshime të kosistencës, së ngjyrës, së aromës dhe e bën të papërdorshme. Gjithsej janë analizuar deri tani 47 monstra, 23 prej tyre kanë dalë dhe flet-përgjigjet, por të gjitha rezultatet kanë qenë negative për praninë e bacillus subtilis.

“Pra, aktualisht nuk kemi të bëjmë me këtë sëmundje deri tani. Është një shqetësim që ka vlerën e vet. Janë analizuar 47, janë marrë nga rrethet Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër deri tani. Janë marrë nga eksporti, një pjesë e mostrave janë marrë nga Italia dhe Turqia. Ka pasur 22 monstra buke dhe 25 mielli dhe unë flas për këtë rezultate”.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik