Dhjami është si një “pasuri e patundshme”, ku gjithçka në lidhje me trupin ka të bëjë me vendndodhjen. Humbja e peshës varet nga forma e trupit që keni: nëse keni formën mollë, yndyra ju lokalizohet në pjesën e sipërme të trupit; nëse jeni dardhë, yndyra ju lokalizohet në pjesën e poshtme të trupit; nëse jeni spec djegës ju keni ngushtësi në të gjithë pjesët e trupit.
Kjo formë trupi ka ngushtësi të njëjtë në të gjitha pjesët, shpatulla, bel, vithe. Nëse shtojnë peshë, ata do ta shtonin më shumë rreth zonës së barkut, duke i vënë kështu në rritje të rrezikut për sëmundje të zemrës.
Njerëzit me këtë formë trupi duhet të hanë ushqime me yndyrna të shëndetshme në mënyrë që ta zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Rekomandohet të hani peshk, vaj ulliri, arra, proteina, karbohidrate komplekse, fruta, perime dhe fasule.
Aktiviteti fizik që duhet të bëjnë njerëzit me këtë formë trupi, duhet të jetë intensiv dhe të përfshijë të gjitha zonat e trupit në mënyrë që të merrni masë muskulore në të gjithë trupin. Kjo formë trupi në një vakt me 2000 kalori: kërkon 800 kalori nga karbohidratet, 700 kalori nga yndyrnat, 500 kalori nga proteinat.
Njerëzit me këtë formë trupi e depozitojnë yndyrën në pjesën e poshtme të trupit, në kofshë dhe vithe. Sëmundjet kardiovaskulare janë pak më të rralla tek njerëzit me këtë formë trupi, sepse nuk marrin masë dhjamore rreth zonës së barkut, por kjo formë depoziton shumë celulit në pjesën e vitheve dhe kofshëve.
Personat që kanë këtë lloj trupi, nuk duhet të konsumojnë ushqime me yndyrna dhe sheqer. Atyre ju nevojitet një dietë e pasur me karbohidrate komplekse, si: drithërat, thjerrëzat, fasulet, proteinat nga pula dhe peshku, fruta dhe perime.
Aktiviteti fizik që kryeni duhet të jetë i përqendruar kryesisht tek zona problematike që keni. Pra, duhet të bëni ushtrime aerobike për zonën e kofshëve dhe vitheve. Vrapi, noti dhe biçikleta do ishin një zgjidhje shumë e mirë gjithashtu.
Plani i një vakti për këtë formë trupi me 1500 kalori duhet të ndahet: 750 kalori nga karbohidratet, 375 kalori nga yndyrnat, 375 kalori nga proteinat.
Njerëzit me këtë formë trupi e depozitojnë yndyrën në pjesën e sipërme të trupit, kryesisht në zonën e barkut, krahëve dhe gjoksit. Yndyra në bark është një faktor për sëmundje të shumta si rreziku i sëmundjeve të zemrës, diabeti, kanceri i gjirit etj. Kjo lloj forme trupi duhet të eliminojë ushqimet me shumë yndyrë dhe karbohidratet. Ju duhet të hani proteina, fruta dhe perime.
Për të djegur kalori dhe yndyrën rreth zonës së barkut duhet të bëni ushtrime për atë zonë. Vrapi dhe noti janë një alternativë shumë e mirë për të djegur yndyrën. Bëni rreth 40 minuta ushtrime kardio çdo ditë.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi





