Pediatria, dhurata për pacientët e vegjël

Ministri Beqaj dhe femijet pediatriaMinistri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi dhe drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu vizituan sot fëmijët e shtruar në Pavionin e Onkohematologjisë të Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, në një ceremoni festive të organizuar enkas për festat e fundvitit.

Ministri Beqaj shpërndau dhurata simbolike për fëmijët e shtruar në këtë pavion, të siguruara me ndihmën bujare të Save the Children Albania, Christian Family, Këshillit të Ministrave dhe INSTAT-it.

Gjatë vizitës, në një prononcim për mediat, Ministri Beqaj u shpreh se “jemi të angazhuar dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet për të plotësuar çdo nevojë dhe kërkesë, në mënyrë që asnjë prej fëmijëve dhe familjarëve të tyre të mos ndihen të pafuqishëm në përpjekjet e veta për të bërë më të mirë për shëndetin e fëmijëve të tyre. Ky është një angazhim që ne do ta mbajmë në çdo hap dhe për çdonjërën nga nënat e këtyre fëmijëve dera jonë do të jetë gjithmonë e hapur dhe përpjekja jonë për të plotësuar çdo nevojë dhe për t’ju përgjigjur pozitivisht çdo kërkese nuk do të mungojë asnjëherë”.

Në fjalën e tij ministri Beqja përcolli gjithashtu edhe një falënderim për drejtoreshën e QSUT-së për punën e realizuar përgjatë këtyre muajve.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak