Ministri, mesazhe pacientëve për shërbimin në spital. Mjekët: Si në diktaturë

Denisa Canameti

Duket se për të pakënaqurit nga bluzat e bardha është menduar një zgjidhje. Kështu, prej disa javësh pacientëve të ndryshëm kanë filluar t’u vijnë mesazhe në telefonët e tyre celularë për t’i pyetur rreth problemeve që hasin në spital. Ky lajm është bërë me dije nga vetë mjekët, të cilët u kanë bërë thirrje pacientëve që t’i injorojnë ato mesazhe.

mjek infermiere pacient“Ka disa kohë që pacientëve të ndryshëm ose prindërve të tyre kur bëhet fjalë për moshat pediatrike, nga numri i telefonit anonim 50505 u vijnë mesazhe ku, në shkelje të hapur të privatësisë, u bëhen pyetje nëse mjekët që i kanë trajtuar u kanë kërkuar para dhe nëse nuk i kanë mirëtrajtuar”, shprehet një prej mjekëve në rrjetet sociale. Edhe mjekë të tjerë kanë deklaruar se këto mesazhe u kanë ardhur pacientëve të tyre, duke i pyetur nëse X apo Y mjek i ka trajtuar siç duhet. Një nga mjekët thotë se kjo metodë është e ngjashme me metodat që përdoreshin në kohën e diktaturës.

Lidhur me këtë çështje, gazeta “Shëndet+” kërkoi informacion nga drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare rezulton se mesazhet në numrat e celularit që u dërgohen pacientëve, janë nismë e Ministrisë së Shëndetësisë e përkatësisht mesazhet dërgohen nga ministri me qëllim njohjen e marrëdhënies mjek-pacient. Mësohet se këto mesazhe kanë qarkulluar tek pacientët e  të gjithë spitaleve, jo vetëm në QSUT. Megjithatë, nuk dihet ende se çfarë do të bëjë ministria me këto mesazhe, si dhe nëse do të ketë bluza të bardha që do të penalizohen.

Nga ana tjetër, ka pacientë që e vlerësojnë këtë nismë të ministrit, duke deklaruar se mjekët jo rrallëherë u kërkojnë para njerëzve hallexhinj.

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt