Te Stela, ekzaminime dhe konsulta për fitueset e programit “Të dobësohemi shëndetshëm”

Stafi i “Te Stela Resort” ka mirëpritur tre fituesit e programit “Të dobësohemi shëndetshëm”. Pas kryerjes së të gjitha analizave, nën kujdesin e Spitalit Europian, Xhoia, Marselinda dhe Mirelda nisën konsultat me doktor Lluka Hiqimi dhe profesorin e notit e të fizkulturës Sadik Memën.

Tre pjesëmarrëset në programin "Të dobësohesh shëndetshëm"

Tre pjesëmarrëset në programin “Të dobësohesh shëndetshëm”

Në një takim me secilën prej pjesëmarrësve doktor Hiqimi u njoh me gjendjen shëndetësore të tyre: nëse ato kanë vuajtur më parë nga ndonjë problem shëndetësor, nëse vuajnë ose nëse kanë ndonjë predispozitë gjenetike. Përveç plotësimit të të dhënave, bazuar në rrëfimin e vajzave, doktori u ndal edhe në ekzaminime konkrete, duke matur tensionin, duke parë nëse kanë probleme me shtyllën kurrizore, probleme me dhëmbët etj.

Pas vlerësimit të analizave dhe ekzaminimeve të tjera mjeku Lluka Hiqimi dhe profesor Sadik Mema

Dr. Hiqimi duke kryer kontrollet shëndetësore me pjesëmarrëset

Dr. Hiqimi duke kryer kontrollet shëndetësore me pjesëmarrëset

do të hartojnë edhe programin e trajnimit, i cili nis këtë javë “Te Stela Resort”.

Gazeta “Shëndet+” ndoqi nga afër punën që po bëhet me tre pjesëmarrëset, të cilët e kanë përfituar trajtimin falas. Ato u prezantuan me palestrën, me pishinën, me kuzhinën e të gjitha hapësirat e tjera që do të jenë në dispozicion të tyre gjatë programit.

Profesori i sportit Mema u shpreh tepër pozitiv për këto tre raste, duke deklaruar se “Te Stela Resort” ofron të gjitha kushtet për të bërë një punë të mirë dhe me rezultate pozitive.

Analizat mjekësore për tre pjesëmarrëset u siguruan nga “Spitali Europian”

Te Stela Resort

Te Stela Resort

Postime të ngjashme

Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim