Si të keni më shumë energji

Ndjenja e energjisë është çelësi për t’u ndier të lumtur. Studimet tregojnë se kur ndiheni energjikë, ndiheni shumë më mirë me veten dhe më tepër pozitivë në lidhje me njerëzit përreth. Ja disa sugjerime se çfarë duhet të bëni për të stimuluar energjinë dhe për t’u ndjerë gjithmonë në formë:

shoqe 4Ushtrime: 10 minuta ushtrime do të rrisin energjinë. Kjo me të vërtetë funksionon, provojeni. Njerëzit shpesh thonë se janë shumë të lodhur për t’u ushtruar, por nëse ushtroheni  intensivisht, stërvitja ka tendencë për të rritur energjinë.

Dëgjoni muzikë ritmike: Kjo është një nga mënyrat më të lehta për të marrë shumë shpejt energji.

Flini mjaftueshëm: Shumica e të rriturve duhet të flenë të paktën shtatë orë çdo natë. Mos qëndroni zgjuar gjatë natës pasi do të jetë e vështirë të keni humor të mirë dhe energji ditën tjetër.

Bisedoni me miqtë: nëse ndiheni keq emocionalisht ose pa energji për të vazhduar programin tuaj, provoni të takoni një shok dhe të flisni me të. Kjo do të funksionojë dhe do të rifitoni energjitë shumë shpejt.

Hani ushqimin që ju pëlqen: nëse keni dëshirë të hani akullore, vazhdoni. Është ilaçi më i mirë konsumimi i ushqimit të preferuar nëse po vuani nga mungesa e energjive dhe humori i keq. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak