Ryan Phillippe
Aktori thotë se beteja me depersionin i ka filluar që në moshë të re. Ai tregon se natyra e tij ka qënë gjithmonë e trishtuar, megjithëse nuk e jep vehten në shfaqjet televizive.
Jon Hamm
Ashtu si në rolin e tij të Don Draper tek “Njeriu i çmendur”, Hamm ka luftuar me ndjesi të rënda në jetën e tij. Ai shprehet se periudhat e para të depresionit i ka përjetuar pas vdekjes së babait dhe thotë që ka qënë shumë i ashpër. Falë miqve dhe familjes, Hamm i është rikthyer normalitetit.
J.K. Rowling
Gruaja e fshehur pas “Harry Potter” pranon se ka ndier depresion kur ka shkruar romanet magjike. Ndjenjat e saj të errëta e kanë inspiruar që të sjellë veprat e shitura me miliona kopje. Për Rowling është shumë e vështirë që ta përshkruajë depresionin nëse dikush nuk ka ndjer një trishtim të thellë.
Sheryl Crow
Fituesja e 9 çmimeve Grammy ka qënë në depresion edhe pse ka luftuar sëmundjet e rënda si kanceri i gjirit dhe tumori në tru. Ajo thotë se gjithmonë ka qënë melankolike.
Terry Bradshaw
Komentatori i njohur i futbollit thotë se ka përjetuar depresion ndër vite, por nuk ishte diagnostikuar dhe trajtuar deri në fund të viteve ’90. Ai e ndan përvojën e tij të trishë duke shpresuar zvogëlimin e stigmës përreth sëmundjeve mendore.
Ashley Judd
Aktorja e filmit “puthja e vajzave” thotë që ka kaluar një fëmijëri jofunksionale. Ajo e ndjente veten të izoluar dhe të pasigurtë, për këtë arsye ajo ndjente trishtim të thellë edhe kur u rrit. Judd shprehet se ka pasur nevojë shumë të madhe për ndihmë.
Buzz Aldrin
Edhe ecja në hënë nuk e shpëtoi Buzz Aladin nga depresioni. Në fakt, pas famës së papritur prej astronauti në hënë në 1969 ai u divorcua dhe përjetoi probleme të mëdha me alkoolin dhe depresionin. Nëna dhe gjyshi i tij kanë vuajtur nga depresioni gjithashtu, gjë që i çoi ata në vetëvrasje.
Gwyneth Paltrow
Aktorja fituese e “Academy Award”, thotë se ka rënë në depresion 5 muaj pas lindjes së djalit të saj të dytë Moisiut. Ajo ndihej si mumje dhe askush nuk mund të depërtonte në mendjen dhe zemrën e saj. Ajo vuante nga depresioni klinik, gjithashtu, pas vdekjes së babait në 2002.
Tipper Gore
Në 1999, ndërsa Gore ishte zëvëndëspresidente, zonja e dytë luftonte me depresionin. Ajo u pushtua nga kjo gjendje kur djali i saj pësoi një aksident të rëndë me makinë. Medikamentet dhe këshillimi i duhur e ndihmuan Tipper Gore t’i kthehej normalitetit.
Wayne Brady
Imazhi publik i komedianit, vuante nga një sëmundje e rëndë mendore. Brady e përshkroi eksperiencën e tij me depresionin si një errësirë.
Jim Carrey
Njeriu me personazhet më karizmatike në ekran nga Grinch në Ace Ventura, thotë se ka ndjerë disa ditë të errëta në jetën e tij. Ai merrte antidepresantë dhe bënte një jetë të pastër shpirtërore. Jeta është e bukur pa alkool dhe drogë, shprehet Carry.
Robin Williams
Vetëvrasja e tij në 2014 tronditi miliona njerëz, por aktori/komediani fitues i “Academy Aëard” vuante nga depresioni dhe abuzimi me alkoolin dhe substancat narkotike. Ai ishte diagnostikuar me Parkinson.
Figurat historike
Abraham Lincoln, Ernest Hemingëay, Ëinston Churchill, Sigmund Freud, Ëilliami I, janë disa nga figurat historike që kanë vuajtur nga depresioni.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


