22 vjeçarja dhe gjyshja e saj diagnostikohen brenda javës me kancer gjiri

Madison Joynce, 22 vjeçare u diagnostikua me kancer gjiri këtë verë, pasi vuri re një gungë në gjoks. Pak ditë më vonë, gjyshja e saj 73 vjeçare, Maureen Stanway mori të njëjtat lajme të këqija gjithashtu.

joynceShifrat tregojnë se 220 gra nën të 30-at po diagnostikohen me kancer gjiri çdo vit.

Joynce tashmë i është nënshtruar kimioterapive intensive dhe ndihet e pikëlluar sepse do të kalojë pjesën më të madhe të ditës në spital dhe i kanë rënë flokët. Ajo shprehet se gjithmonë ia bën pyetje vetes “Pse mua?”.

Ajo kishte vënë re një gungë në gjoks dhe pas dhimbjeve të vazhdueshme kishte shkuar në spital ku u diagnostikua me kancer gjiri agresiv. Nëna e sa 53 vjeç dhe motra 30 vjeç janë gjithashtu duke u testuar për të parë nëse ekziston ndonjë rrezik i mundshëm për zhvillimin e kancerit të gjirit.

Sipas kërkimeve në Britani, vetëm 5% e femrave nën 40 vjeç vuajnë nga kanceri i gjirit dhe vetëm 2% e femrave nën 35 vjeç.

Historia familjare mund të ketë rritur mundësinë e 22 vjeçares për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Femrat që kanë një të sëmurë më kancer gjiri të shkallës së parë si nëna, motra, vajza janë 2 herë më në rrezik për t’u prekur nga kanceri i gjirit se femrat e tjera.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës