Informaliteti në shëndetësi, Rama: Burg inspektorëve në zonat me probleme

Kryeministri Rama paralajmëroi sot se shteti do të jetë më vigjilent për kthimin në shina të tregut të barnave. Duke i konsideruar si krim, si tregtimin e ilaçeve në kanale të pasigurta, ashtu edhe ruajtjen e tyre në kushte të papërshtatshme, Rama shprehu bindjen se aksioni kundër informalitetit do të sjellë barna dhe materiale mjekësore më të sigurta.

Edi RamaNë fjalën e tij Kryeministri deklaroi: “Shteti nuk mund të jetë në lartësinë e përgjegjësisë së tij nëse arka e shtetit vidhet përditë, duke devijuar paratë që i takojnë individëve si qytetarë në kanalet e hajdutërisë, siç i thonë në shqip, informalitetit. Dhe pastaj deformimi i tregut, tregtimi në kanale të pasigurta të barnave mjekësore është edhe më shumë sesa hajdutëri, është krim. Sikundër është edhe më shumë sesa mungesë përgjegjësie në raport me shtetin, ruajtja e materialeve mjekësore në kushte të papërshtatshme. Kjo mungesë standardesh ka dhe një kosto ekstra përveçse një kosto financiare.

Synimi ynë është rritja e transparencës në marrëdhënien mes ofruesve të shërbimit dhe njerëzve në nevojë në shërbimin mjekësor. Kjo marrëdhënie shërbimi është dhe ekonomike. Qoftë fatura, qoftë kuponi tatimor, janë elemente thelbësore të kësaj marrëdhënieje për të garantuar standarde. Janë një pamje, pjesët e së cilës nuk mund të qëndrojnë të shkëputura nga njëra-tjetra. Nëse kuponi tatimor përdoret gjerësisht në farmacitë e vendit, nuk mund ta themi këtë për shërbimin dentar, ekzaminimet laboratorike apo imazherike.

Lufta kundër informalitetit do të sjellë barna dhe materiale mjekësore më të sigurta qoftë për nga origjina, qoftë për nga procedurat e vendosjes në treg, qoftë për nga zinxhiri i shpërndarjes. Paralelisht me kërkesën për zbatimin e detyrimeve nga të gjithë ne do të angazhohemi me të gjitha forcat për të penguar që ata që e deformojnë tregun në rrugët e konkurencës së pandershme të dëmtojnë ata të cilët i nështrohen kuadrit ligjir në sferën e aktivitetit të tyre”.

Përgjegjës për informalitetin, inspektorët

Gjatë një takimi për informalitetin me mjekët, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë Beqja, Rama tha se përgjegjësinë kryesore për informalitetin e kanë inspektorët.

Fundi i tyre në çdo shkelje do të jetë burgu, deklaroi ai, duke shtuar se ndëshkimi i tyre nuk do të jetë vetëm në kushtet e flagrancës kur kapen me para në duar, por edhe nëse zona që mbulojnë rezulton problematike.

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt