Ja sekreti i grave japoneze që nuk shëndoshen asnjëherë dhe jetojnë gjatë

Në 25 vitet e fundit, rekordin për jetëgjatësinë e kanë mbajtur gratë japoneze, të cilat jetojnë mesatarisht 84.5 vjeç dhe nuk marrin peshë ekstra gjatë jetës së tyre.

japanese girlNaomi Morijama, shkrimtarja e librit “Gratë japoneze nuk do të shëndoshen, as plaken kurrë” paraqet në libër kuzhinën e nënës së saj dhe zbulon përgjigjet për një jetë më të gjatë e të shëndetshme.

Në kuzhinën japoneze ushqimet që konsumohen çdo ditë janë: peshk,  oriz, sojë, fruta, alga deti, perime dhe çaj jeshil. Këta përbërës kanë veti anti-plakje dhe janë përbërës real dhe efektiv që kontribuojnë në humbjen e peshës në mënyrë të shëndetshme.

Një vakt i gatuar në Japoni përfshin peshk, perime të gatuara, një tas oriz, supë, çaj jeshil dhe fruta të ndryshme. Sipas Morijamës, prindërit japonezë i mësojnë fëmijët e tyre për “dinjitetin” e çdo pickimi ushqimi dhe që të hanë në mënyrë të ngadaltë. Në kuzhinën japoneze, ushqimi është i gatuar ngadalë në avull ose i pjekur në skarë. Ata gjithashtu e përdorin orizin në çdo vakt si zëvendësues të bukës. Orizi gatuhet në avull dhe pa kripë ose vaj.

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm në dietën japoneze. Ai mund të përfshijë një shumëllojshmëri ushqimesh, madje edhe supë, hudhër, oriz të gatuar në avull, omletë dhe e përfundojnë me një çaj jeshil. Ata hanë në enë të vogla dhe në porcione të vogla, por shumë shpesh.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak