Një pacient i thyen nofullën mjekes tek onkologjiku, mjekët në protestë

Denisa Canameti

Silvana Celiku (1)

Dr. Silvana Çeliku

Një pacient mësohet se ka dhunuar një mjeke tek pavioni i onkologjisë, në QSUT, duke i thyer nofullën. Viktimë e kësaj dhune mësohet se ka mbetur mjekja tepër e njohur onko-gjinekologe, Silvana Çeliku.

Burime të brendshme nga stafi i mjekëve bëjnë të ditur për “Shëndet+” se pritet që të mblidhet menjëherë këshilli i Urdhrit të Mjekëve dhe mjekët të dalin në protestë kundër dhunës së përditshme që po ushtrohet ndaj tyre.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa pritet ende të merret informacion lidhur me gjendjen e mjekes dhe pse është degjeneruar në dhunë.

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt