Xhoshua Zeiner, asistent i dermatologjisë në spitalin “Mount Sinai” në Nju Jork dhe dermatologia nga Bostoni, Ranela Hirc, kanë paralajmëruar njerëzit mbi rreziqet që mund t’ju shkaktojë dushi i shpeshtë.
“Uji i nxehtë i dushit ndikon në tharjen dhe irritimin e lëkurës, duke shkaktuar infeksione”, pohon Zeiner.
Zeiner e Hirc sugjerojnë të bëni dush çdo dy ditë, ndërsa pjesëve kryesore të trupit që djersijnë më shumë si: fytyra, sqetullat, pjesët e organeve gjenitale, të pasmet dhe këmbët të lahen çd0 ditë.
Ndërkohë japin 1 këshillë edhe për nënat e reja: “Fëmijët nuk duhet të lahen çdo ditë. Nëse ekspozohen ndaj baktereve, lëkura e tyre në të ardhmen do të bëhet më pak e ndjeshme dhe kjo mund të parandalojë alergjitë dhe infeksionet e ndryshme ”./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


