Ja shenjat e para që paralajmërojnë kancerin e prostatës

Simptomat e kancerit të prostatës nuk paraqiten që në fazën e hershme të sëmundjes. Kur sëmundja përparon, meshkujt i vërejnë simptomat e saj. Ju duhet të bëni kontrolle të rregullta çdo vit në mënyrë që kanceri të zbulohet që në fazën e hershme të tij.

kanceri i prostatesJa disa nga simptomat e para që paralajmërojnë shfaqjen e këtij kanceri dhe nuk duhet t’i injoroni:

– problemet kronike dhe të shpeshta me urinimin

– urinim të shpeshtë, sidomos gjatë natës

– paaftësia për ta mbajtur urinimin

– vështirësi në urinim

– ndjesi djegie apo dhimbje gjatë urinimit

– gjak në urinë

– gjak në spermë

– dhimbje në kofshë dhe pjesën e legenit

– probleme me organet gjenitale dhe mosfunksionim i tij

– probleme gjatë marrëdhënieve seksuale

Këto simptoma të përmendura më lart mund të mos duken si shkak i ndonjë kanceri të mundshëm, por nëse keni 2 ose më shumë simptoma të tilla atëherë duhet t’i drejtoheni menjëherë mjekut. Në fazën e tij progresive, kanceri i prostatës mund të ketë simptoma të ngjashme si llojet e tjera të tumoreve, të tilla si lodhje, humbje oreksi, të vjella, dobësi, probleme me gjymtyrët, enjtje të gjymtyrëve etj.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Burimi: eMedicineHealth

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë