Ja si të hiqni dhjamin rreth zonës së barkut

Për të djegur dhjamin rreth zonës së barkut duhet të hani të paktën 4 vakte të vogla në ditë duke përfshirë këtu 2 mollë jeshile në dietën e përditshme, një në mëngjes dhe një në darkë.

dhjam ne barkJa disa rekomandime për të hequr dhjamin rreth zonës së barkut:

– mundohuni të pini rreth 2 litra ujë në ditë, përveç lëngjeve natyrale të frutave

– mos hani ushqime të përpunuara, brumëra dhe ëmbëlsira

– eleminoni kripën nga dieta juaj sepse ju bën që të mbani lëngje në trup

– bëni aktivitet fizik 3-4 herë në javë, sidomos ushtrime për barkun

Ja disa nga ushqimet që ndihmojnë që të humbisni peshë, sidomos rreth zonës së barkut:

Mollë jeshile: mollët janë shumë të mira për të djegur dhjamin. Nëse doni të bini në peshë konsumoni një mollë në mëngjes dhe një në darkë.

Banane: kanë rreth 75-130 kalori. Ky frut është i pasur me kalium, kalcium, magnez dhe vitamina. Ju duhet të konsumoni një banane në ditë, idealja do të ishte ta konsumonit në mëngjes sepse ju mban të ngopur gjatë gjithë ditës dhe ju jep energji.

Selinoja: është e pasur me vitaminë C dhe kalcium, komponentë të cilët ju ndihmojnë të ndiheni të shëndetshëm e njëkohësisht të bini në peshë.

Frutat e detit: mund të jenë pak të shtrenjta që të konsumohen çdo ditë, por do t’ju rekomandonim t’i konsumonit 2-3 herë në javë. Ato parandalojnë depozitimin e yndyrës në trup.

Avokado: përmbajn acid oleik, i cili ndihmon në eleminimin e ndjenjës së urisë. Avokado përmban yndyrna të shëndetshme dhe do ishin një alternativë shumë e mirë t’i zëvëndësonit me yndyrnat e tjera jo të shëndetshme.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Për mbipeshën mund të lexoni edhe:

Dr. Lluka Heqimi: Mbipesha, shkaqet dhe si mund të trajtohet

“Të dobësohesh shëndetshëm”, Mirela: Dieta që më dyfishoi peshën

https://shendeti.com.al/sallate-dietike-recete-nga-stela-resort/

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe