Vokshi: Mungojnë 15 ilaçe decizive në treg.  Beqaj: Ti, specialistja e ilaçeve firmato

Denisa Canameti

Ministri i Shëndetësisë mohon të ketë mungesë barnash në QSUT. Kjo është një bindje që ai e ka krijuar dhe askush e asgjë nuk e bind për të kundërtën. Në Komisionin e Shëndetësisë të para disa ditëve ku u shqyrtua në parim projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 104/2015 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” u bë një debat i ashpër midis ministrit dhe anëtarëve.

komisioniKështu, kryetarja e Komisionit Albana Vokshi u shpreh se ajo vazhdon të informohet nga njerëzit që vazhdojnë të vuajnë mugesën e medikamenteve dhe se, sipas saj, mungojnë 15 ilaçe decizive sot në treg. Sigurisht që ky pretendim i Vokshit e rëndoi situatën midis saj dhe ministrit. Ky i fundit u shpreh se ishte sjellje e pritshme “prej teje si specialiste e ilaçeve firmato”.

Në këtë debat është përfshirë edhe deputetja e partisë demokratike, Albina Deda, e cila me tone të ashpra i thotë që mungojnë medikamente.

Beqaj: Nuk mund të dëgjoj broçkullitjet që ke thënë gjithë vitin.

Deda: Injorancë e broçkullitje e kombinuar mirë tek ti. Je strumbullari i gjithë këtyre marrëveshjeve me depot farmaceutike. Pyet se je i vetmi ministër që s’di dhe s’pyet profesorët për vendimet që merr. As modelet që vendosi Nard Ndoka nuk i ruajte dot. Se ti i kapërcen njohuritë e Nardit në shëndetësi”, ka përfunduar debati midis ministrit dhe deputetes.

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt