Poliklinika Qendrore: Mamografi dhe eko falas gjatë muajit tetor

Denisa Canameti

Muaji tetor është një muaj ndërkombëtar dedikuar kancerit të gjirit. Kanceri i gjirit mbetet një sëmundje e rrezikshme, por fatmirësisht mund të trajtohet dhe të evitohen pasojat në rast se diagnostikohet herët.

mamografiPoliklinika e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë edhe këtë vit ofron depsitim falas për të gjitha gratë. Drejtoresha e kësaj poliklinike, Valdete Malaj, shpjegon se institucioni që ajo drejton është gjithmonë i hapur për të pritur të gjitha femrat që kërkojnë të bëjnë këto ekzaminime falas. Në një prononcim për “Shëndet+” ajo përfiton për t’u bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të drejtohen për të bërë mamografitë dhe ekot e gjirit pasi ky mund të jetë shpëtimi i vetes.

E pyetur nëse ka pasur një shtim të fluksit të pacienteve gjatë këtij muaji, Malaj pohon duke treguar që fluksi sa vjen e shtohet, gjë që tregon për një sensiblizim akoma më të madh të popullatës për risqet që mbart kjo sëmundje.

Vitin e kaluar Ministria e Shëndetësisë bëri një fushatë të madhe në kuadër të sensibilizimit dhe depistimit të popullatës femër duke vënë në dispozicion mamografë lëvizës dhe ofrimin falas të tyre nëpër Qendra Shëndetësore.

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025