Komuniteti dhe shërbimi shëndetësor, Bardhi: Më tepër informacion dobiprurës për popullatën

takimi egla ilir beqajPërfshirja e komunitetit në vendimmarrjen për shërbimet shëndetësore dhe vënia e pacientit në qendër të kujdesit shëndetësor ishte tema e takimit të sotëm të zhvilluar në Ministrinë e Shendetësisë. Në të morën pjesë ekspertë të projektit “Mbështetje Reformës në Shëndetësi”, të financuar nga USAID, drejtues të institucioneve të kujdesit shëndetësor dhe administratës së spitaleve rajonale në vend, në lidhje me mësimet e nxjerra nga zbatimi i ndërhyrjeve të këtij projekti dhe mbështetjen e duhur që ndërhyrje të tilla të mund të funksionojnë me sukses edhe në spitalet e tjera publike.

Në fjalën e tij, ministri Ilir Beqaj theksoi nevojën për një qasje të re të spitaleve dhe institucioneve të kujdesit shëndetësor për sjelljen ndaj pacientit dhe përfshirjen e komunitetit, duke bërë thirrje për një marrëdhënie të re ndërmjet mjekut dhe pacientit. “Spitalet publike duhet të jenë jo vetëm vendet ku njerëzit mjekohen, por edhe qendra që mishërojnë solidaritetin e kulturën shoqërore”, tha midis të tjerash ministri.

Në takim mori fjalën edhe drejtoresha e gazetës “Shëndet Plus”, Eglantina Bardhi. Mes të tjerash ajo ngriti problemin e mungesës së informacioneve edukuese dhe ndërgjegjësuese për popullatën në mediat vendase. “Asnjëra nga mediat nuk e ka përparësi informimin e popullatës lidhur me reformat dhe problematikat që mbart ky sektor”, theksoi Bardhi, ndërsa vijoi se problem mbetej fakti i mosdedikimit të një gazetari për shëndetësinë, si dhe mungesës së trajnimeve për ta. Duke e cilësuar gazetën “Shëndet Plus” si e vetmja në vendin tonë që është tërësisht e përqendruar në sektorin e shëndetësisë, Bardhi tha se ajo ka si qëllim informimin, ndërgjegjësimin dhe edukimin e popullatës për shëndetin dhe një stil jetese të shëndetshëm.

Gazeta ka bashkëpunuar edhe USAID-in për suplementin “Mbështetje Reformës në Shëndetësi” duke pasquruar kështu histori suksesi në spitalet ku po zhvillohet ky projekt”.

Postime të ngjashme

AKU bllokon çokoremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?