Programi i ri i certifikimit të profesionistëve të shëndetësisë, ja kreditet dhe kriteret

Programi i ri i certifikimit për profesionistët e shëndetësisë ka një kohëzgjatje 4-vjecare. Mjekët duhet të mbledhin 120 kredite të edukimit në vazhdim, stomatologët dhe farmacistët e ndihmësfarmacistët 60 kredite, ndërsa infermierët e mamitë 40 mjeke doktoreshekredite.

Numri vjetor minimal i detyrueshëm i krediteve për mjekët është 10 kredite në vit; për farmacistët, ndihmësfarmacistët dhe stomatologët 5 kredite në vit.

Në fund të ciklit 4-vjeçar të certifikimit, përveç numrit të krediteve të kërkuara, profesionistët duhet të marrin 10 kredite përmes një testi vetëvlerësimi, që kryhet on-line dhe lidhet me specialitetin e profesionistit.

Kreditet e përfituara nga aktivitete të edukimit në vazhdim të lidhura drejtpërdrejt me specialitetin e profesionistit duhet të përbëjnë të paktën 50% të numrit të përgjithshëm të krediteve.

Kreditet e përfituara nga aktivitete të edukimit në distancë nuk duhet të kalojnë 50% të numrit të përgjithshëm të krediteve.

Kreditet e përfituara nga aktivitete të vetëraportuara nuk duhet të kalojnë 20% të numrit të përgjithshëm të krediteve.

Programi i certifikimit për infermierët dhe mamitë fillon në 1 janar të vitit 2016 dhe përfundon në 31 dhjetor 2019./ Shëndet+

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt