Denisa Canameti
Anulohen zgjedhjet e mbajtura për Urdhrin e Mjekut. Sipas agjencisë së lajmeve “Balkanëeb”, vendimi është marrë nga Gjykata Administrative pas padisë së bërë nga njëra prej konkurrenteve. Valbona Doci,
drejtoresha e qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ka depozituar padinë për zgjedhjet e organizuara më 17 prill.
Doci ka pretenduar se zgjedhjet kanë pasur shumë shkelje proceduriale që bien ndesh me ligjin për Urdhrin e Mjekut. Vendimi i dhënë më 15 tetor shpjegon se “zgjedhjet për Urdhrin e Mjekut nuk janë të ligjshme, pasi Këshilli Kombëtar si organ kompetent për zgjedhjen e kreut të urdhrit, nuk është konstituuar sipas ligjit”.
Pas daljes së këtij vendimi, gazeta “Shëndet+” është përpjekur të marrë një prononcim nga kreu aktual i Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj, si dhe nga kreu i mëparshëm, Dine Abazaj, por telefonat e të dyve rezultojnë të fikur.


