Ndryshon struktura e QSUT-së, paralajmërim largimi për mbi 70 punonjës

Denisa Canameti

Kjo javë nuk ka qenë aspak e këndshme për shumë punonjës të QSUT-së. Kjo sepse në duart e tyre ka ardhur paralajmërimi për largim nga puna. Mësohet se janë rreth 70 punonjës të shërbimeve të ndryshme që janë njoftuar për zhvillimin e një takimi për të biseduar lidhur me marrëdhëniet e punës.

Protesta e mjekeve QSUT 16 shkurt 2015  (2)Baza ligjore që përmendet në këtë njoftim, i referohet Nenit 143, 144 e vijues i ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 të “Kodit të Punës”. Ky nen flet për procedurat e zgjidhjes së kontratës së punës nga punëdhënësi. Kjo nënkupton që njoftim i drejtorisë paralajmëron largimin nga puna.

Gazeta “Shëndet+” e ndoqi çështjen në fjalë. Nga administrata e QSUT-së pranohet se do të ketë shkurtime të personelit mjekësor. Sipas tyre, këto ndryshime vijnë në sajë të ndryshimit të strukturës së spitalit, e miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Lidhur me kriteret e largimit të punonjësve apo  numrin e punonjësve që do të shkurtohen, ende nuk ka të dhëna zyrtare, edhe pse burime për “Shëndet+” pranojnë se bëhet fjalë për rreth 70 punonjës. Bluzat e bardha shprehen tepër të shqetësuar pasi, sipas tyre, Ministria po përfiton nga kjo situatë për të bërë largime nga puna me kriter bindjet politike.

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025