Deputeti i PS, Alferd Peza pranon dështimin në shëndetësi: Do t’i jemi përsëri borxh qytetarëve

Deputeti i PS, Alferd Peza pranon dështimin në shëndetësi: Do t’i jemi përsëri borxh qytetarëve

peza 2

Deputeti socialist Alfred Peza pranon se gjendja në sistemin shëndetësor është shumë larg premtimve të fushatës. Për shkak të problemeve të trashëguara, do t’i jemi përsëri borxh qytetarëve, thotë Peza.

“Reformat në sistemin shëndetësor janë dhimbje koke për çdo qeveri në botë, nga vendet më të varfra e deri tek ato më të zhvilluarat. Sepse kemi të bëjmë me një sektor jetik për qytetarët, ku ritmet e zhvillimit të vendit dhe standardi i shërbimit nuk shkojnë gjithnjë në përpjesëtim të drejtë me njëri-tjetrin. Sado që qeveria jonë të ketë bërë apo të bëjë për shëndetësinë, edhe për ca vite të tjera, për shkak të problemeve të trashëguara, do t’i jemi përsëri borxh qytetarëve. Përsa i përket mjekëve, gjykoj se ata janë pjesë edhe e problemit, edhe e zgjidhjes së saj. Nuk kam shumë njohuri specifike për sektorin dhe nuk do të doja të bëja “Dinshumin”. Por, një gjë është e sigurt, që shëndetësia do të mbetet një nga 3-4 sfidat kryesore të çdo mazhorance e qeverie që do të vijë në Shqipëri në dekadat e ardhshme”, tha Peza në një intervistë për Mapon.

Marre nga lapsi.al

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025