Ja shenjat që tregojnë se po konsumoni shumë sheqer

Shumë njerëz e kuptojnë se janë të varur nga sheqeri kur ndjejnë nevojën për të ngrënë diçka të ëmbël përgjatë gjithë ditës. Ja disa shenja që ju paralajmërojnë se jeni duke konsumuar sheqer më tepër se sa duhet:

rrathe syshLodhje dhe mungesë e energjisë: Edhe pse ushqimet e pasura me sheqer mund t’ju rrisin nivelin e karbohidrateve në trup dhe njëkohësisht të rrisin energjitë, nuk duhet ta teproni me sasinë që konsumoni. Nëse ndjeheni të lodhur gjithë kohën mund të jetë shenjë se është koha për të kontrolluar sasinë e sheqerit që përmban ushqimi juaj.

Ftohjet e shpeshta dhe gripi: Nëse sëmureni më shpesh, kjo mund të jetë për shkak të sasisë së tepërt të sheqerit në dietën tuaj. Konsumimi i tepërt i sheqerit mund të dobësojë sistemin tuaj imunitar duke ju ekspozuar ndaj virozave.

Probleme të lëkurës (duke përfshirë qese të errëta nën sy): Sheqeri jep efekt inflamator në trup kur konsumohet me tepricë. Nëse ju shfaqen papritur puçra në fytyrë apo ekzema, mund të jetë faji i sheqerit. Konsumimi i tepërt i sheqerit mund të shkaktojë gjithashtu probleme tek veshkat, simptomat  janë rrathët e errëta nën sy.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Burimi: Healthy Food House

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?