Rastësi?! Pamja e njëjtë e disa ushqimeve tregon se cilat organe shërojnë

Domatja me zemrën

domatja me zemren

Domatja ka “dhomat” e saj të kuqe, ashtu si zemra. Studimet tregojnë se domatja është e pasur me kalium dhe hekur, që janë elemente shumë të rëndësishme për mirëfunksionimin e zemrës dhe furnizimin e saj me gjak.

Arra me trurin

arra me trurin

Thelbi i arrës ngjason me trurin, ajo përmban hemisferën e majtë dhe të djathtë, madje ngjan njësoj edhe me “kanalet” e trurit. Arra është e pasur me yndyrna të shëndetshme, që ndihmojnë në mirëfunksionimin e trurit.

 Selinoja me kockat

selinoja me kockat

Selinoja është e ngjashme në dukje me eshtrat, por sipas studimeve, ajo ndikon edhe në fuqinë dhe shëndetin e tyre. Kockat përmbajnë rreth 23% natrium, përbërës i cili gjendet me shumicë tek ky ushqim.

Avokado me uterusin

avokado me uterusin

Nëse një femër ha një avokado në javë, do të ekuilibrojë nivelin e hormoneve dhe do të zvogëlojë shancet për t’u prekur nga kanceri i mitrës dhe vezoreve.

Patatja e ëmbël me pankreasin

patatja me pankreasin

Ajo jo vetëm duket si pankreasi, por gjithashtu balancon nivelet e sheqerit në gjak.

Karrota me syrin

karrota me syrin

Nëse  prisni një fetë karrotë, ajo do të ngjajë me syrin. Shkenca ka provuar se karrotat rrisin fluksin e gjakut dhe përmirësojnë funksionin e syve.

Grejpfruti me gjoksin e femrës

grejpfruti me gjoksin

Portokalli, grejpfruti dhe frutat e tjera agrume, përveçse ngjajnë në dukje me gjoksin e femrës, ato ndihmojnë lëvizjen limfatike në gji dhe parandalojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit.

Xhenxhefili me stomakun

xhinxher me stomakun

Xhenxhefili duket si stomaku dhe shumë efektiv në kurimin e disa sëmundjeve. Ai përmban enzima që përmirësojnë tretjen dhe parandalojnë dhimbjet e forta që mund të vijnë nga ulcerat.

Kërpudha me veshin

kerpudha me veshin

Ekspertët thonë se vetëm disa kërpudha në ditë mund të përmirësojnë dëgjimin, pasi është një ushqim që përmban shumë vitaminë D.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: naturalcuresandhomereminder

Postime të ngjashme

Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘Rejsi Farma’, dyshohet për abuzime me rimbursimet dhe hedhje në treg të barnave të skaduara
“Do ta mbaj fjalën” – Ministrja e Shëndetësisë: Brenda vitit do ta kemi aparaturën e brakiterapisë
Ministrja e Shëndetësisë: Synojmë që pacientët shqiptarë të kenë trajtime të krahasueshme me ato të vendeve të BE
Pse zgjoheni vazhdimisht të lodhur dhe si ta përballoni këtë gjendje
Si të humbni peshë lehtësisht duke hequr dorë vetëm nga një zakon i keq
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon
Pyetësor - Kur dhunuesi nuk trajtohet, viktima nuk mund të mbrohet