Spitali Villa Maria – GVM Care&Research ka kënaqësinë t’Ju bëjë me dije se sapo ka nënshkruar një ndër bashkëpunimet më të rëndësishme me Institutin Europian të Onkologjisë (IEO).
Rëndësia e këtij bashkëpunimi konsiston kryesisht në ofrimin e një shërbimi më cilësor. Ky bashkëpunim do të çojë drejt një kooperimi më të ngushtë mes dy institucioneve më të mëdha shëndetësore të Italisë, siç janë Grupi Villa Maria Care&Research & IEO, duke vënë në dispozicion të pacientëve kërkimin shkencor, mjekët më të kualifikuar dhe teknologjitë më të fundit të diagnostikimit.
Tashmë ju gjendemi pranë me specialistët më të njohur në nivel ndërkombëtar, si për parandalimin, diagnostikimin dhe kurimin e tumoreve.
Diçka më tepër mbi IEO-n:
IEO – Instituti Europian i Onkologjisë, ka lindur si një ide e Umberto Veronesit dhe është hapur në maj të vitit 1994. Dy vite më pas kthehet në Institutin për Shtim dhe Kurim me Natyrë Shkencore.
IEO synon të arrijë ekselencën në fushën e parandalimit, diagnostikimit dhe të kurimit të tumoreve përmes zhvillimit të kërkimit shkencor klinik dhe risive në organizimin dhe manaxhimin e situatave me anë të një përkujdesi konstant, me një shërbim cilësor ndaj personave në nevojë për sa më sipër.
IEO ka adaptuar një përqasje inovatore të kërkimit tradicional bazuar në Programe Multidisiplinare me karakteristikat:
Përfshirja dhe integrimi i të gjithë profesionistëve të nevojshëm për programin: mjekët, shkencëtarët klinik dhe grupi kërkimor bazë;
Fokusimi në fusha homogjene kliniko-shkencore, si tipi i tumorit apo modaliteti i trajtimit;
Disponibiliteti në platformat mbështetëse të kërkimit.
Çdo Programi Multidisiplinar i dedikohen divizione, qendra apo profesionit të vetëm të specializuar në temën e programit. Ndërkohë, sigurohen dhe bashkëpunëtorë nga disiplina të tjera.
IEO – aty ku kërkimi kthehet në kurë në kohë reale!
Për më shumë informacion dhe rezervime:
T.: +355 (0) 42 40 80 20
M.: +355 (0) 69 40 56 150 / +355 (0) 69 40 56 151
Spitali Villa Maria – GVM Care & Research, dedikuar shëndetit dhe cilësisë së jetës!


