Rezultatet e pabesueshme shëndetësore që do të keni nëse ecni 30 minuta në ditë

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Eneida Mjeshtri

Të bësh pak ecje çdo ditë, njësoj siç thotë ai proverbi i vjetër për mollën, do t’ju bëjë ta mbani doktorin larg  jush për ca kohë. “Duke filluar nga mbajtja e peshës trupore në normë, tek ulja e stresit dhe presionit arterial të gjakut, deri tek ulja e rrezikut për t’u prekur nga shumë sëmundje kronike- të ecësh rregullisht, është një ndër gjërat më të mira dhe më të thjeshta që mund të bëni për t’i ardhur në ndihmë shëndetit tuaj”, thotë Melina B. Jampolis, MD, autore e librit të ri “Doktori në dietën time”, “Ecja është ushtrimi Nr. 1 që unë i rekomandoj çdo pacienti”, shprehet ajo sepse është shumë  e thjeshtë për t’u kryer: kërkon vetëm ecje pas bukepak kohë, një palë këpucë sportive dhe ka përfitime mendore dhe fizike të paimagjinueshme. Ja çfarë do të ndodhë në rast se ju filloni të ecni vetëm për 30 minuta disa ditë në javë:

Humori juaj do të përmirësohet

Ndonjëherë për të sjellë në vend humorin tonë pas një ditë të vështirë,  na duhet të kthejmë ndonjë gotë më shumë,  ose të gëlltisim pa kuptim  ëmbëlsira ose copa çokollate. Të dalësh për një ecje, është një strategji me zero kalori dhe me të njëjtat rezultate mbi humorin tuaj. Kërkimet tregojnë se të ecurit rregullon sistemin nervor, duke sjellë si rezultat ulje të  përjetimit të zemrërimit dhe ndjenjave të armiqësisë.  Për më tepër, në rast se këtë ecje e bëni të shoqëruar me një mik, partner, fqinj të mirë, ndërveprimi i përftuar do t’ju  ndihmojë të ndiheni shoqërisht më të lidhur, një aspekt psikologjik ky që e përforcon humorin e mirë. Së fundi, të ecurit në natyrë, na ekspozon ndaj dritës natyrale të diellit, çka  mund të  na ndihmojë  të largojmë Çrregullimin  Sezonal Emocional – qëndrimi në diell është një antidot i fuqishëm për t’i shpëtuar dëshpërimit të  dimrit.

Do ta ndjeni veten më krijues

Sipas disa kërkimeve, mënyra më e mirë për t’i shpëtuar një bllokimi mendor ose gjetja e zgjidhjes së një problemi me spec, realizohet duke lëvizur. Sipas një studimi të “Revistës së Psikologjisë Eksperimentale,Të mësuarit, Kujtesës dhe Njohjes”, procesi i ecjes nxit dhe përshpejton krijueshmërinë.  Kërkuesit kryen teste të të menduarit krijues ndaj subjekteve që rrinin ulur dhe atyre që ishin në lëvizje dhe zbuluan që njerëzit që ecnin mendonin në mënyrë më krijuese se ata që rrinin ulur.

Pantallonat do t’ju rrinë më lirë

Ulja e peshës është një ndër gjërat që personat që bëjnë ecje të rregullta, vërejnë më shpesh.  Ecja  në mënyrë të vazhdueshme, ndihmon përgjigjen e trupit ndaj insulinës e cila është përgjegjëse për zvogëlimin e dhjamit  në zonën e barkut. Sipas  Ariel Iasevoli, një trajnere  personale në qytetin e  Neë York-t, të ecurit çdo ditë, është një ndër mënyrat më efektive për të mobilizuar dhjamin dhe për të alteruar pozitivisht strukturën trupore.  Gjithashtu , të ecurit në mënyrë të përditshme, rrit metabolizmin duke djegur më shumë kalori dhe duke parandaluar humbjen muskulare, kjo e fundit tepër  e rëndësishme për njerëzit që po moshohen.

Do të ulni rrezikun e sëmundjeve kronike

Statistikat janë mbresëlënëse: Shoqata Amerikane e Diabetit thotë që ecja ul ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak dhe rrezikun e diabetit. Kërkuesit e universitetit të  Boulder Colorado dhe Universiteti i Tennessee-t zbuluan se të ecurit e vazhdueshëm është në gjendje të ulë presionin e gjakut me 11 pikë,  duke reduktuar kështu rrezikun e goditjeve në tru ose zemër me afërsisht 20% deri në 40%. Sipas njërit prej studimeve më të mira të bëra për të zbuluar lidhjet mes ecjes dhe shëndetit,  i botuar në Gazetën e Mjekësisë së Neë  England, në vitin 2002, njerëzit të cilët bëjnë ecje ose aktivitet fizik të moderuar deri në 30 minuta për 5 ose më shumë ditë në javë, janë 30% më pak të rrezikuar se njerëzit që nuk ushtrohen ose nuk  ecin në mënyrë të rregullt.

Ruajtja e shëndetit dhe bukurisë së këmbëve

Teksa moshohemi,  rreziku për të patur vena varikoze rritet dhe kjo nuk është e drejtë. Ecja është një mënyrë e provuar për të parandaluar zhvillimin e këtyre lloj venash, thotë dr.  Luis Navarro, MD, themelues dhe drejtor i “Qendrës për Trajtimin e Venave” në Neë York. Sistemi  venoz përbën një seksion qarkullimi që njihet si “zemra e dytë” dhe që përfshin muskujt,  venat dhe valvulat e vendosura përgjatë këmbëve tona.  Ky sistem punon për të pompuar  gjakun  përsëri deri në zemër dhe mushkëri. Ecja e forcon këtë system dytësor  të qarkullimit duke forcuar dhe ruajtur muskujt e  këmbëve, të cilët  nxisin  rrjedhjen e shëndetshme të gjakut. “Nëse ju tashmë vuani nga variçet , duke ecur çdo ditë mund të lehtësoni ënjtjet dhe shqetësimet  në këmbët tuaja, thotë Navarro.”Gjithashtu, në qoftë se jeni të predispozuar gjenetikisht të keni variçe, duke ecur çdo ditë mund të ndihmoni në parandalimin dhe vonimin e shfaqjes së tyre.

Jashtëqitja juaj do të përmirësohet

Një rutinë e përditshme ecjeje e përmirëson shumë lëvizshmërinë gastrike, duke përmirësuar ndjeshëm sistemin tretës, shprehet  Tara Alaichamy, DPT, një terapiste fizike e Qendrës Kombëtare të Trajtimit të Kancerit, në Amerikë.

Objektivat e tjerë të jetës do t’ju ngjajnë më të arritshëm.

Teksa shndërrohesh në një ecës të rregullt, detyrohesh të zbatosh  një rutinë të caktuar: të ngrihesh në orare të caktuara, të ndjekësh një program të caktuar aktivitetesh,etj.  Vendosja e një rutine ndihmon në lehtësimin e aktiviteteve të ditës dhe vazhdimin e zgjedhjeve të shëndetshme.  Njerëzit që ecin rregullisht, ose i nënshtrohen rregullisht një stili të shëndetshëm jetese, kanë gjasa më shumë se të tjerët për  të realizuar objektivat që i kanë vënë vetes.

 

 

 

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt