Kontroll FALAS për diabetin dhe hipertensionin nga “Shëndet+”, “Together for Life” dhe Poliklinika Qendrore

Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+”

Çdo vit, në Ditën Botërore të Diabetit, në 14 nëntor janë organizuar aktivitete të ndryshme me qëllim edukimin, ndërgjegjësimin dhe diagnostikimin e popullatës diabetike.

Duke e njohur diabetin si një sëmundje që shkakton ndërlikime serioze për shëndetin, Gazeta “Shëndet+” kërkoi bashkëpunimin e shoqatës “Together For Life”, si dhe “Poliklinikës së Specialiteteve nr.3” në Tiranë për t’ju bashkuar këtë vit armatës së komuniteteve mjekësore dhe shoqatave të diabetit, si një zë i fuqishëm në luftën e përbashkët për parandalimin e kësaj sëmundje nëpërmjet informimit dhe diagnostikimit.

12242212_1191950887501080_1292767574_n (1)

Ky bashkëpunim kishte si synim që në këtë ditë të shënuar për diabetin, qytetarëve t’u jepej mundësia e matjes së sheqerit në gjak dhe matjes së tensionit të gjakut, falas.

E kontaktuar nga gazeta “Shëndet+”, Valdete Malaj, drejtoresha e Poliklinikës nr.3 në Tiranë shprehu gatishmërinë e plotë për të vënë në dispozicion endokrinologët dhe kardiologët e kësaj poliklinike. Malaj shprehu besimin se bashkëpunimi mjek-media-shoqëri civile do të ketë një impakt  të madh në njerëz.

Ndërkohë, Luftime Bruka endrokrinologe në këtë Poliklinikë u shpreh se “Ne jemi të hapur për çfarëdolloj bashkëpunimi. Madje e ndjejmë të nevojshme ndërmarrjen e një iniciative të tillë. Është detyrim yni profesional dhe moral kundrejt pacientëve.

“Besoj se e keni parë që në Poliklinikën tonë, por edhe në spitale e poliklinika të tjera qarkullon një mesazh: “1 në 2 njerëz nuk e dinë që janë me diabet”. Kjo është e vërtetë, çdo ditë diagnostikojmë raste të reja pacientësh diabetik. Ajo çfarë është më shqetësuese, është se po ulet ndjeshëm mosha e pacientëve që preken nga kjo sëmundje”, tha Bruka.

Ajo vazhdoi fjalën e saj duke përmendur me shqetësim të dhënat e fundit të raportuara nga OBSH-ja. “Mjafton të nënvizohet fakti i publikuar së fundmi se në çdo 10 sekonda në botë shtohen dy njerëz të tjerë me diabet dhe se çdo 10 sekonda vdes një njeri nga shkaqe që lidhen me diabetin. 80% e personave që vuajnë nga diabeti jetojnë në vendet me të ardhura të pakta dhe të mesme dhe mendohet se vdekjet nga diabeti në 10 vitet e ardhshme në këto vende  do të rritet me 80%”, tha endokrinologia.

Kjo iniciativë u konkretizua suksesshëm në mëngjesin e 14 nëntorit. Gazeta “Shëndet+” dhe Shoqata “Together for Life” kishin planifikuar një organizim të shkëlqyer në drejtim të sensibilizimit të njerëzve me gazeta, broshura apo intervista të printuara dhënë prej mjekëve endokrinologë më në zë. Ndërkohë që 5 infermierë dhe 1 mjek i Poliklinikës kryen diagnostikimin e popullatës. Dhjetra e qindra njerëz u afruan për të marrë këtë shërbim diagnostikues falas. Duke e njohur rolin e gazetës “Shëndet+” si e para dhe e vetmja gazetë e mirëfilltë që afron mjekët me pacientët, këta të fundit, pra pacientët  shprehën mirënjohje të thellë. Nuk munguan as ankesat e qytetarëve diabetikë, të cilët shprehën shqetësimin për mungesat e fishave apo medikamenteve të tjera. Gazeta “Shëndet+” shënoi secilën prej këtyre ankesave për t’i çuar ato në instancat përgjegjëse.

Diabeti është një sëmundje kronike me kosto të lartë sociale, shëndetësore dhe ekonomike. Kjo sepse diabeti nuk prek vetëm një njeri, nëse ka një person në familje me diabet, e gjithë familja, komuniteti, preket dhe ndikohet në mënyra të ndryshme.

12242292_1191950310834471_300761982_nShendet+ TGF

 

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt