Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Që në kohët e lashta kombinimi i mjaltit dhe kanellës është konsideruar si një medikament shumë i fuqishëm dhe që është i aftë të trajtojë dhe parandalojë një gamë të gjerë sëmundjesh. Ja disa prej sëmundjeve që mund të trajtohen nga kombinimi i mjaltit me kanellën:
Infeksionet e traktit urinar: përzieni dy lugë çaji kanellë dhe një lugë çaji mjaltë në një gotë me ujë të vakët. Ky kombinim do të eleminojë të gjitha bakteret që ndodhen në fshikëz.
Sëmundjet e zemrës: përzieni gjysmë luge çaji kanellë me një lugë çaji mjaltë dhe konsumojeni çdo mëngjes këtë kombinim. Ai do t’ju parandalojë sulmet e zemrës, ul kolesterolin e keq dhe ndihmon në forcimin e zemrës.
Dhimbjet e dhëmbit: aplikoni një majë lugë çaji kanellë me mjaltë në zonën që ju dhemb. Kjo metodë do të qetësojë dhimbjet dhe do të parandalojë infeksionin.
Eleminon puçrrat: përzieni një sasi të barabartë mjalti dhe kanelle dhe aplikojeni në fytyrë në darkë para se të flini. Mbajeni maskën gjatë gjithë natës dhe të nesërmen në mëngjes, shpërlajeni fytyrën me ujë të vakët.
Çrregullimet e stomakut: përzieni një lugë gjelle mjaltë me gjysmë luge çaji kanellë në një gotë me ujë të vakët. Konsumojeni këtë përzierje me stomakun bosh, çdo mëngjes. Ajo do të përmirësojë tretjen, do të reduktojë gazrat dhe do të lehtësojë dhimbjet e barkut./ Burimi: steptohelath


