Bar blete, trajtim i shkëlqyer për depresionin ose gjendjen shok

Hysni Dankshi, Mjek alternativ

bar bleteËshtë një nga bimët më të njohura që përdoret për të hequr stresin, për t’u qetësuar dhe relaksuar atë. Përbërësit:  Vajra esencial, taninë, flavonoide, acid rozmarine , principe të thata. Veprimi: qetësuese, antidepresante, stimulon tretjen, relakson vazat periferike, nxit djersitjen, relakson dhe rigjeneron sistemin nervor , antiviral, antibacterial.

Pjesët që përdoren :

Gjethet: janë të mira për depresionin dhe tensionin, gjethet janë ndihmëse dhe ato për individë që vuajnë nga shqetësimet e tretjes kur janë të nervozuar apo të stresuar. Gjethet e thara të bara të bletës ndihmojnë në uljen e temperaturës së lartë ndërsa gjethet e freskëta përbëjnë një pije freskuese shumë të mirë në stinënë e nxehtë. Ato mund të përdoren për tu pirë por edhe për përdorim të jashtëm në raste të irritimit të lëkurës dhe ënjtjë nga pezmatimet, të cilat mund të jenë dhe të dhimbshme. Për esencën e vajit ka të njëjtat rekomandime si kundër dhe gjethet por ama është shumë më ë e fuqishme. Disa pika përbëjnë një trajtim të shkëlqyer për depresionin ose gjendjen shok dhe vaji i holluar mund të përdoret në shqetësimet nga të ftohurit.Zakonisht është i vështirë për t’u gjetur në treg dhe kombinohet me vajin e limonit.

Përdorimi: Çaji merret për depresionin, lodhjen nervore, heq të përzierat dhe ndjesinë për të vjellë.

Tinktura: ka veprim të ngjashëm më çajin por është mirë të përgatitet nga gjethet e njoma.Përdoren 5-10 pika.Kompresa e njomur në çaj që përdoret për të qetësuar dhimbjet e gjymtyrëve të ënjtura nga reumatizma.

Pomada: përdoret për të lyer pickimet e insekteve, irritimet e lëkurës dhe për të larguar insektet.

Vaji i infuzuar: ka mpërdorim të njëjtë me pomadën, por mund të përdoret dhe për masazh në rastet me depression, ankth astëm bronkiale duke larguar plotësisht shqetësimet.Vaji esencial i përzier me pomadë përdoret për të larguar insektet dhe për të lyer pickimet nga isnektet, për të qetësuar shqetësimet e gjoksit ose tensionin nervor, përdoret për mash 5-10 pika vaj bar blete I tretur në 20 ml vaj bajame ose vaj ulliri.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit