Mani i zi dhe mani i bardhë, pema që trajton presionin e lartë të gjakut

Hysni, Dankshi, Mjek alternativ

man i zi man i bardhePërveçse një frut i ëmbël, mani është një pemë që përdoret për të trajtuar ftohjen, kollën , presionin e lartë të gjakut dhe si tonik për meshkujt.                                   

Përbërësit: Flavonoide, kumarinë, taninë, sheqer, vitaminat A, B1, B2,C.

Veprimi: Fruti tonik, laksativ.

Degët: shërbejnë për dhimbjet reumatizmale, ndihmojnë në uljen e presionit të lartë të gjakut, dhe analgjezik. Gjethet: antibakteriale, nxit djersitjen, ekspektorant.

Rrënja: qetësuaese, diuretike, ul presionin e gjakut, ekpektorant.

Pjesët që përdoren:

Frutat: përdoren si tonik i përgjithshëm për të dhënë energji dhe për tu ndjerë mirë si dhe për të rregulluar jashtëqitjen në raste me kapsllëk. Merren dhe në raste dobësie trupore. Mblidhen kur janë të pjekura.

Gjethet: përdoren për ftohje, për të ulur temperaturën e lartë, për dhimbjen e kokës dhe për fyt të irrituar.

Degët: shërbejnë për heqjen dhimbjeve, ul tensionin e lartëdhe përdoret në sëmundjet reumatizmale.

Rrënja: përdoret si ekspektorant, për kollin si dhe në rastet me temperaturë të lartë. Qetëson astmën dhe relakson muskujt.

Përdorimi:Tinktura e frutave të manit merren si tonik për të ushqyer gjakun dhe organizmin.

Gargara: frutat e shtypura të manit përdoren për ulçerat e mukozës së gojës dhe fytin e pezmatuar.

Çaji i gjetheve merret për ftohje  dhe temperature të lartë. Mund të kombinohet me menten.

Dekokti: merret për ftohjen.

Shurupi: përgatitet nga dekokti dhe merret për kollën.Dekokti i rrënjëve merret për të shëruar kollën dhe sëmundjet e mushkërive duke përfshirë dhe astmën ose si diuretikë në endema.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit