Sëmundjet kardiake, shenjat, ndikimi i stilit të jetesës dhe stresit

Për gazetën “Shëndet+”, kardiokirurgu Klodian Krakulli

Shenjat klinike janë në varësi të problemit konkret. Por nëse do flasim për sëmundjet ishemike, shenja tipike është dhimbja e gjoksit. Dhimbja mund të jetë e fortë, por në shumë raste mund të jetë edhe dhimbje qetësie. Është shumë e rëndësishme që zemrasëmundja të kapet më përpara që të parandalojë një gjendje infarkti. Infarkti në zemër bën që zemra të dëmtohet. Kjo nënkupton edhe vite jete më pak. Një i sëmurë që ka probleme me zemrën, do të thotë që i bie funksioni i zemrës. Një i sëmurë që ka funksion të rënë nuk mund të kenë të njëjtin aktivitet sikurse edhe njerëzit e tjerë të shëndetshëm.

Sa ndikon stili i jetesës?

Ndikon shumë stili i jetesës. Nëse merr dy persona, një që është obez dhe një që nuk është, një person që është aktiv dhe një që nuk është aktiv, probabiliteti që obezët dhe jo aktivët të sëmuren është më i madh. Edhe të punuarit ulur gjatë gjithë kohës është një faktor ndikues shumë i madh.

A ndikon stresi?

Patjetër që ndikon. Jo vetëm në sëmundjet koronare, por ndikon edhe në të gjitha llojet e sëmundjeve. Në sëmundjet koronare është konfirmuar tashmë që ndikon stresi i vazhdueshëm. Të gjithë njerëzit në episode të ndryshme mund të kenë momente stresi. Por nëse ne përjetojmë stres, çdo ditë në punë apo në aktivitetet tona të përditshme, mundësia e prekjes nga sëmundjet koronare është shumë e madhe.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë