Lëngu i thanave: është ndër më të rekomanduarit pasi rrit acidin hipurik në urinë i cili disfavorizon rritjen e mikrobeve në kanalet urinare. Duke qënë e vështirë të gjenden thanat, mund të kërkoni tableta thanash në dyqanet e produkteve të shëndetshme ushqimore.
Kosi: përmban mikroorganizma të dobishëm të cilët mund të ndihmojnë uljen e mikroorganizmave të dëmshëm.
Kivit: janë burim i pasur i vitaminës C e cila mban uretren dhe fshikzën të shëndetshme. Mund ti konsumoni të bluar me lëng portokalli, për më shumë vitaminë C. Për më tepër, lëngu i portokallit e bën urinën me shumë acide, duke ndihmuar kështu të luftojë mikrobet!
Kumbullat vishnjë: antioksidantët ndihmojnë organizmin të jetë i shëndetshëm.
Qepët, hudhrat, rigoni: ofrojnë veti antimikrobiale.
Ananasi: peëmban enzima që ulin inflamacionin.
Uji i mjaftueshëm: ndihmon largimin e mikrobeve nëpërmjet urinës./Blerina Bombaj, dietologe


