Gjimnazistët dhe “Together for Life”: Kundër HIV/AIDS dhe kundër dhunës

Denisa Canameti, Shëndet+

Shoqata “Together for Life” në bashkëpunim me gjimnazistë të gjimazit “Sami Frashëri” në Tiranë kanë vazhduar sot me aktivitetet në kuadër të Ditës Botërore Kundër HIV/AIDS. Ky aktivitet që u zhvillua në ambientet e gjimnazit, për t’u zhvendosur më vonë edhe në qendër të Tiranës kishte si qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve, por jo vetëm, për format e parandalimit të marrjes së virusit HIV dhe mbrojtjen.

Aktivitet shkolla Sami Frasheri 02 dhjetor 2015 (2)

E pyetur nga “Shëndet+”, Andela Shehu, pjesë e Grupit të Shëndetit pranë kabinetit të shëndetit në gjimnazin “Sami Frashëri”, u shpreh se të rinjtë janë të ndërgjegjësuar dhe e njohin virusin HIV dhe Sidën si një sëmundje seksualisht e transmetueshme.

Bazuar në njohuritë e marra të rinjtë kishin organizuar materiale të ndryshme për prezantim në mënyrë që të ndërgjegjësonin të gjithë shokët dhe shoqet e tyre.

Pyetjes se si do të reagonte nëse një mik apo mikeshë e saj do të infektohej me virus HIV, Shehu u shpreh se asgjë nuk do të ndryshonte dhe se duke ditur mirë mënyrat sesi transmetohet virusi, ajo dhe si dhe shumë të rinj nuk do ta përjashtonin atë person nga shoqëria.

Aktivitet shkolla Sami Frasheri 02 dhjetor 2015 (4)Ndërkohë Teuta Dobi, drejtoreshë në këtë gjimnaz u shpreh se aktivitet të tilla me rol sensibilizues bëhen gjatë gjithë vitit. Veç kësaj tha drejtoresha se “jemi munduar që informacione të tilla t’i bëjmë edhe pjesë të programeve mësimore duke bashkëpunuar me mësuesit përkatës”.

Aktivitet shkolla Sami Frasheri 02 dhjetor 2015 (1)“Gjimnazi “Sami Frashëri” mbetet shembull në drejtim të organizmit të aktiviteteve të tilla. Ne jemi munduar që këta shembuj t’i përcjellim edhe në të rinjtë e gjimnazeve të tjera, nëpërmjet bashkëpunimit me drejtuesit. Të rinjtë e gjimnazit tonë janë tejet të organizuar dhe entuziastë, pasi edhe nëse mësuesit tentojnë t’i lënë në hije, këto aktivitete janë ato që i kërkojnë dhe i realizojnë vetë me ngulm”, u shpreh drejtoresha.

Aktivitet shkolla Sami Frasheri 02 dhjetor 2015 (31)Ndërkohë Teuta Pipa, ish-mjeke e kabinetit të shëndetit ishte edhe këtë vit pranë të rinjve për t’i mbështetur ata. Mjekja u shpreh se misioni i saj për të punuar me të rinjtë nuk lidhet me faktin nëse ajo vazhdon të jetë e kontraktuar ose jo, por është çështje pasioni dhe dëshire, si dhe një punë e nisur prej vitesh dhe e mbështetur prej saj.

Përfaqësues të shoqatës “Together for Life” bashkëpunuan në këtë organizim duke ndërgjegjësuar të rinjtë jo vetëm për sëmundjen e Sidës, por edhe për mënyrën se si ata të marrin më shumë informacione për gjithçka që u duhet për shëndetin e tyre, duke sugjeruar edhe gazetën “Shëndet+”, me portalin e saj “Shëndeti Online” për një informacion të shëndetshëm.

Aktivitet shkolla Sami Frasheri 02 dhjetor 2015 (19)Gjatë këtij aktiviteti të rinjtë veshën edhe bluzat portokalli në mbështetje të fushatës “Bëje botën portokalli”.


Aktivitet shkolla Sami Frasheri 02 dhjetor 2015 (67)
Aktivitet shkolla Sami Frasheri 02 dhjetor 2015 (65) Aktivitet shkolla Sami Frasheri 02 dhjetor 2015 (61) Aktivitet shkolla Sami Frasheri 02 dhjetor 2015 (54) Aktivitet shkolla Sami Frasheri 02 dhjetor 2015 (6) Aktivitet shkolla Sami Frasheri 02 dhjetor 2015 (41)

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë