Për gazetën “Shëndet+”, doktori i shkencave Sami Galanxhi
Në aterosklerozë dhe në të moshuar rekomandohet edhe kjo:
Alkoolaturë hudhre: 200 g grimca hudhre zhyten në 1 litër alkool 60 gradë për 10 ditë. Ena tundet periodikisht. Pas kullimit jepet 3 herë në ditë nga 20-40 pika me 1/2 ose 1 filxhan qumësht ose ujë.
Në aterosklerozë dhe në hipertoni rekomandohet edhe kjo skemë profilaksie dhe mjekimi:
Fillon me ngrënie të 1 thelbi hudhre ditën e parë, shtohet nga 1 thelb hudhre për çdo ditë derisa në ditën e 20-të konsumohen 20 thelpinj hudhre dhe pastaj vazhdon me pakësimin gradual nga 1 thelb të hudhrës derisa arrin në dozën fillestare 1 thelb në ditë. Kjo kurë rekomandohet të bëhet 1 herë për çdo vit për çdo të moshuar dhe në sëmundjen hipertonike, për çdo pranverë, për profilaksi e mjekim të krizave dhe pasojave të tyre, si dhe përmirësimin progresiv të gjendjes.


