Pse inkontinenca urinare është më e shpeshtë te femrat, çfarë e favorizon?

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” mjeku Rustem Celami

Shtatzënia, lindjet dhe menopauza janë arsyet kryesore që ndikojnë në këtë problem shëndetësor. Por inkontinenca urinare mund të ndodhë si te femrat edhe te meshkujt edhe për arsye të problemeve të tjera shëndetësore, si: dëmtime në tru, hemoragji ose iskemi, etj. Trauma, defekte të lindura, diabet, skleroza e shumëfishtë, si dhe ndryshimet fizike që shoqërohen me moshën.

mosmbajtja e urines grua tualetFaktorë të tjerë që ndikojnë në inkontinencën e urinës janë edhe medikamentet që merr pacienti për sëmundje të ndryshme, si përshembull për hipertension arterial, sëmundjet kardiake, sëmundjet hepatike (mëlçisë së zezë), sëmundjet e veshkave, etj.

Përdorimi i tepërt i tepërt i kafeinës, alkoolit janë një tjetër faktor ndikues në inkontinencën urinare, këtu përfshihen edhe pijet që përmbajnë kafeinë jo vetëm kafeja apo ekspresi.

Mbipesha është një tjetër faktor jo vetëm për inkontinencën urinare, por mbipesha ndikon në shumë sëmundje të ndryshme dhe në cilësinë e jetës, dhe në vetvete po përbën një sfidë të madhe për shëndetin në tërësi.

Dëmtimi i nervave nga traumat (koka deri te shtylla kurrizore, trauma të brendshme) apo sëmundjet si diabeti dhe skleroza e shumëfishtë, si dhe në raste të lindjeve të vështira ndikojnë në inkontinencën urinare.

Konstipacioni/kapsllëku nëse është një problem kronik ka ndikim në inkontinencën urinare.

 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?