2 receta natyrale kundër rënies së flokëve

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

floke renieDermatologët thonë se humbja e 50-100 fije flokësh në ditë është normale dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Por, kur humbja e flokëve bëhet më e theksuar, personi vuan nga një gjendje e njohur si alopecia (sëmundja e rënies së flokëve).

Sot, njerëzit që humbin pjesën më të madhe të flokëve në të 30-at janë të shumtë. Kjo zakonisht shkaktohet nga çrregullime hormonale, stresi dhe dietat jo të shëndetshme.

Ne ju sjellim dy mënyra alternative tepër të efektshme për të evituar këtë problem:

Hudhër dhe qepë: janë  nga burimet më të pasura të squfurit, të cilat gjejnë përdorim të gjërë në medikamente të ndryshme për për stimulimin e rritjes së flokëve.

Prisni qepën dhe shtrydheni në mënyrë që të merrni lëng e saj. Aplikojeni atë në skalpin e kokës dhe lereni për 15 minuta. Lani kokën si zakonisht.

Merrni 4-5 thelbinj hudhër dhe përziejini me disa pika vaj kokosi. Vendoseni përzierjen në ngrohje derisa të ziejë. Lereni për 2-3 minuta në zjarr dhe prisni të ftohet. Kur të jetë mjaftueshëm e ftohtë, aplikojeni në skalpin e kokës dhe masazhojeni. Përsëriteni këtë procedurë 2-3 herë në një javë dhe rezultatet do të jenë të kënaqshme.

Burimi: www.healthyfoodandnaturallife.com

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?