Gratë dhe gjumi: pesë hapa për të luftuar pagjumësinë

Përgatiti për “Shëndet+”: Denisa Canameti

Pagjumësia mund të sjellë një sërë problemesh shëndetësore. Këto probleme mund të fillojnë  me një ftohje apo rënie në peshë deri te rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të zemrës apo diabetit.

Për një shëndet optimal nevojiten 7 – 9 orë gjumë çdo natë. Më shumë 60% e grave bëjnë më pak orë gjumi se koha e nevojshme.

gjume fle gruaNëse deri më sot keni abuzuar me gjumin, ka një mënyrë për shlyerjen e borxhit të vjetër.  Sigurohuni që të filloni ta respektoni këtë rregull që sonte. Të flesh mirë është po aq e rëndësishme sa të hash mirë apo të bësh një stërvitje të rregullt.

Disa këshilla për të respektuar kohën e gjumit:

Krijo një ambjent të shenjtë: Rezervojeni dhomën për gjumë dhe intimitet. Largoni televizorin, kompjuterin, smartfonin apo tabletin nga kjo hapësirë.

Pasditeve merrni një sy gjumë: Duke marrë një sy gjumë në kulmin e përgjumjes, pasdite, mund të ndihmojë për të plotësuar orët e humbura gjatë natës. Megjithatë, kjo mund ta prishë gjumin e natës. Kufizojeni duke bërë vetëm 20 deri në 30 minuta gjumë.

Shmangni kafenën, kujdes me alkoolin. Kafeina mund të qëndrojë në trup deri në  12 orë. Alkooli mund të veprojë si qetësues, por gjithashtu pengon gjumin.

Bëni stërvitje të rregullt: stërvitja është shumë e rëndësishme për trupin. Megjithatë që stërvitja të mos ndikojë në gjumë, duhet ta shmangni stërvitjen 3 orë para se të flini.

Respektoni orarin e gjumit: Mundohuni të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni çdo ditë në të njëjtën orë. Në fundjavë mund të “abuzoni”me gjumin./ Burimi: Harvard Health Publications

Postime të ngjashme

Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)