Beqaj përballë drejtësisë. Opozita kërcënohet!

Denisa Canameti

Koncensionet me vlera marramendëse të Ministrisë së Shëndetësisë do të hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Mësohet se procedimi penal është regjistruar nga Njësia Antikorrupsion, përgjegjëse për hetimin e zyrtarëve të lartë publikë dhe pritet të Ilir beqajshtrihet në të gjithë piramidën drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë edhe ministrin Ilir Beqaj. Koncensioni për hemodializën, me vlerë 86 milionë dollarë, ai për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë dhe koncensioni i check-up-it falas do të jenë në qendër të verifikimeve të grupit hetimor.
Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Albana Vokshi, deputetja e partisë Demokratike e njëkohësisht kryetare e Komisionit për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, shprehet e kërcënuar por që pavarësisht kësaj nuk ka ndërmend të sprapset.  “Modelet e vjedhjes shtetërore kanë nisur kërcënimet. Por, dua të siguroj që këtë betejë do ta çoj deri në fund, e do ta fitoj”, shprehet Vokshi në statusin e saj.
Në nëntor të këtij viti Ministri Beqaj akuzoi kreun e opozitës,  Lulzim Bashën, se do ta padisë në prokurori për shpifje. “Nëse Lulëzim Basha do të faktojë jo 31 milionë euro, po edhe 31 mijë lekë vjedhje në adresën time, unë do të tërhiqem nga aktiviteti publik, dhe do të shkoj përpara drejtësisë”, tha Beqaj.

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025